Aktualitet

Varianti Omicron, Pipero: I shmanget mburojës imunitare dhe natyrale

27 Dhjetor 2021, 21:01 Nga DOSJA
Varianti Omicron, Pipero: I shmanget mburojës imunitare dhe natyrale

TIRANË- Mjeku epidemiolog Pëllumb Pipero ka treguar se varianti Omicron klinikisht është më pak i lehtë e varianti Delta. I ftuar në emisionin “Open” ne ‘Top Channel’, Pipero tha se personat që e kanë kaluar virusin para 3-4 muajsh apo janë vaksinuar para 3-4 muajsh e kanë të vështirë të infektohen sepse e detektojnë shpejt virusin dhe nuk e kanë lënë të hynë në qelizë.

“Ne nuk mund të themi që brenda një grupi, njëri është më shumë pak më pak agresiv. Klinikisht Omicroni paraqitet më i lehtë. Se si do të vijojë do ia lëmë kohës. Studimet e deritanishme janë kontradiktore, praktikisht, studimet janë konfuzione mbi evidenca sesa studime të mirëfillta. Një gjë është e sigurt, së pari, transmetueshmëria e Omicronit është shumë herë më e madhe se e Deltës. Ky virus i shmanget dukshëm mburojës imunitare edhe asaj natyrales dhe vaksinës. Për këtë arsye ka diskutim të shkencëtarëve sot në botë. Prandaj themi që një person që e ka kaluar virusin para 3-4 muajsh apo ka bërë vaksinën para 3-4 muajsh e ka më të vështirë të infektohet sepse e detektojnë shpejt virusin dhe nuk e lënë të hynë në qelizë. Këtë kemi bërë bisedë me mjekun para disa ditësh në oborrin e spitalit”, tha Pipero.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet omicron pellumb pipero omicron pellumb pipero

Sondazh

Poll