Aktualitet

FOTOT/ Uji i turbullt në Tiranë, pedagogu: Vjen me dhè në çezmat tona

27 Dhjetor 2021, 19:52 Nga DOSJA
FOTOT/ Uji i turbullt në Tiranë, pedagogu: Vjen me dhè në

TIRANË- Pedagogu dhe mjeku logoped Erges Eskiu ka bërë një denoncim në lidhje me ujin që vjen në banesën e tij nga Ujësjellsi i Tiranës. Me anë të një postimi në Facebook, Eskiu shkruan se uji në shtëpinë e tij vjen me dhè, ndërkohë që ka shtuar se çmimi i ujit është rritur në Tiranë. Ndërkohë që fotot e mëposhtme janë të shkrepura nga disa shtëpi në Tiranë, ku duket qartësisht uji i turbullt.

Postimi i Plotë:

Uji me dhe vjen ne cezmat tona nga ujesjellesi Tiranes. Erion Veliaj ka rritur çmimin e ujit prej vitit 4-5 vitesh, ne nje kohe kur UKT deklaronte nje fitim prej 5 milion euro çdo vit, me preteksin se do te ndertonte nje rrjet te ri ujesjellesi qe uji me ne fund te behej i pijshem. Une banoj ne nje kompleks te ri, te perfunduar vitin e shkuar dhe do duhej qe te pakten per me te ishte linje e re, por Erioni nuk ka interes per permiresimin e jetes se qytetareve dhe sherbimin ndaj tyre, por vetem te rris taksat dhe t’i vjedhe parate tona!

Ndërkohë që kryebashkiaku Erion Veliaj në shumë intervista të mëparshme ka deklaruar se uji në Tiranë është i pijshëm.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet erges eskiu erion veliaj uji i turbullt ne tirane erges eskiu erion veliaj uji i turbullt ne tirane

Sondazh

Poll