Politike

Bashkëpunim me Berishën? Kryemadhi: Absolutisht jo, kemi qasje të ndryshme

27 Dhjetor 2021, 20:12 Nga DOSJA
Bashkëpunim me Berishën? Kryemadhi: Absolutisht jo, kemi qasje të

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi hodhi poshtë variantin e bashkëpunimit me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe mbështetësit e tij. Në një intervistë për “A2CNN”, liderja e LSI-së konsideroi se me ish-kryetarin e Partisë Demokratike ka ndarje ideologjike dhe programore. Gjithashtu, Kryemadhi refuzoi dhe bashkimin në protestën e 8 janarit, e thirrur nga Sali Berisha.

Ka një problem. E dini çfarë është grupi parlamentar? Një zyrë më shumë dhe një rrogë më e madhe për grupin parlamentar dhe një vend pune për një këshilltar që merr një rrogë. Nuk të pengon të dalësh të flasësh 10 minuta. Bashkim forcash LSI me Sali Berishën? Jo. Absolutisht jo. Mendoj se zoti Berisha ka gjysmën e grupit parlamentar. Kemi këndvështrime të ndryshme programore dhe ideologjike. Protesta e 8 janarit? Ajo e 8 janarit është më shumë shoë. LSI e ka personifikuar rinia. Protestat e rinisë kanë qenë më të bukurat në Shqipëri. Fokusi është te ringritja dhe ridimensionimi i shumë gjërave të programit tonë. Ka dhe një histori të vërtetë në bojkotin e zgjedhjeve. Vramë ndjenjën e opozitarizmit. Do të duhet shumë kohë që njerëzit që kanë qenë në protestat t’u rikthejmë shpresën,“-u shpreh Kryemadhi.

Kryemadhi e konsideroi gabim djegien e mandateve të opozitës në vitin 2019 si dhe premtoi se nuk do të ketë kurrë bashkëpunim politik as me kryetarin aktual të PD-së, Lulzim Basha.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike monika kryemadhi sali berisha monika kryemadhi sali berisha

Sondazh

Poll