Politike

Hapi i radhës së Berishës? Ish-kryeministri ftohet nga dega e PD-së në Vlorë

27 Dhjetor 2021, 19:48 Nga DOSJA
Hapi i radhës së Berishës? Ish-kryeministri ftohet nga dega e

VLORË – Ish-kryeministri Sali Berisha do të marrë pjesë ditën e mërkurë në festën e 31-vjetorit të themelimit të degës së Partisë Demokratike të Vlorës, e cila do të mbahet në orën 12:00 te hotel “Bolonja”

Lajmi u konfirmua nga vetë dega demokrate e qytetit bregdetar në faqen zyrtare ne Facebook.

POSTIMI I DEGËS SË PD VLORË

Kujtojmë se ish-lideri i PD-së është impenjuar muajt e fundit në aksionin për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të partisë dhe rithemelimin e saj. Pas referendumit të 18 dhjetorit në të gjitha degët demokrate në vend, i cili me 98% të votave të anëtarëve miratoi shkarkimin e Bashës nga posti i liderit të PD-së, Komisioni i Rithemelimit i dërgoi ultimatum kryetarit demokrat që të lirohet nga detyra deri në datën 5 janar.

Ish-kryeministri deklaroi se nëse Basha nuk i bindet ultimatumit, ai do të shoqërohet jashtë selisë nga anëtarët demokratë.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll