Politike

Kryemadhi krahason veten me snajperistin Vasily Zaytsev: Mbeti me 5 fishekë…

27 Dhjetor 2021, 20:13 Nga DOSJA
Kryemadhi krahason veten me snajperistin Vasily Zaytsev: Mbeti me 5

TIRANË– Monika Kryemadhi ka krahasuar veten e saj me snajperistin Vasily Zaytsev! Në një intervistë për “A2CNN”, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, u shpreh se ajo dhe LSI gjatë fushatës zgjedhore u lanë të vetëm nga Partia Demokratike, megjithatë vendosën që të vijonin me planin e tyre. PD dhe përplasjet që kishin me LSI, ajo i krahasoi me një plumb pas shpine.

“Monika dhe LSI ishin si Vasily Zaytsev,tek filmi “Armiku tek portat”. Ai mbeti me 5 fishekë në dorë. Mori pushkën e shokut që iu vra për të vazhduar luftën, ose ndryshe do ta kishin vrarë. Kështu ishte dhe LSI, nuk na mbeti gjë tjetër veçse të takoheshim me njerëzit, t’i bindnin ata, t’i çonim tek kutia e votimit. Duke qenë me PD është si puna e asaj që ne shkuan në luftë me shokun tonë, e na goditi pas shpine. Bashkëpunim me Bashën? Me mua, jo njëherë!,”-u shpreh ajo.

Vasily Zaytsev, një snajperist rus, fitoi famë gjatë luftës së dytë botërore për vrasjen e shumë nazistëve gjatë Betejës së Stalingradit.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike monika kryemadhi vasily zaytsev monika kryemadhi vasily zaytsev

Sondazh

Poll