Sport

Dhuna në tribuna/ Vendim drastik nga Komisioni i Disiplinës, Lyon dhe Paris…

27 Dhjetor 2021, 17:25 Nga DOSJA
Dhuna në tribuna/ Vendim drastik nga Komisioni i Disiplinës, Lyon dhe

FRANCË– Incidentet që ndodhën në Kupën e Francës mes Paris FC dhe Lyon janë jende të gdhendura në sytë e shumë tifozëve.Ndeshja, e luajtur më 18 dhjetor ishte 1-1 por pas përfundimit të pjesës së parë, mes dy tifozërive nisi një luftë e vërtetë guerile. Nga zona ku ndodheshin tifozët e Lyon u hodhën mjete piroteknike dhe tymuse.

Në një atmosferë që kishte shumë pak lidhje me futbollin, arbitri u detyrua të ndërpresë lojën. Epo, pas një jave reflektimesh, Federata Franceze ka dalë në një përfundim: ndeshja nuk do të riluhet. Komisioni disiplinor i Federatës ka përjashtuar të dyja skuadrat nga Kupa. Këto janë informacionet e para sipas RMC Sport, të cilat megjithatë do të zyrtarizohen së shpejti.

Por kjo nuk është e gjitha. Pala më e dëmtuar është Lyon. Nëse Paris FC do të përjashtohej nga Kupa duke marrë 10 mijë euro gjobë,Lyon nuk do të ketë tifozët në ndeshjet që do të luhen në transfertë gjatë sezonit aktual.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport france lyon paris france lyon paris

Sondazh

Poll