Sport

Genoa e Shevçenkos në rikonstruksion, në janar do të largohen 5 lojtarë…

27 Dhjetor 2021, 10:14 Nga DOSJA
Genoa e Shevçenkos në rikonstruksion, në janar do të

ITALI – Objektivi i Andriy Shevchenkos është shpëtimi i Genoas, për të mos zbritur nga Seria A. Skuadra kuqeblu që në mbyllje të vitit 2021 bllokoi në një barazim Atalantën, synon një super fazë të dytë për të arritur objektivin, që “do të ishte titulli kampion i tyre”, siç ka deklaruar vazhdimisht trajneri ukrainas.

Gm Sports dhe drejtori sportiv Taldo prej disa kohësh janë në punë për t’i dhënë trajnerit përforcimet e pritshme që në ndeshjen e parë të janarit, që do ta shohë Genoan në Reggio Emilia kundër Sassuolos, më 6 janar.

Qëllimi është të transformohet 3-5-2 aktuale në një 4-3-3, dhe ka shumë emra të lidhur tashmë me kuqeblutë: nga sulmuesi Strand Larsen, norvegjez me ekipin holandez të Groningenit, te Siebatcheu i Young Boys, por që janë rritur në futbollin francez, me elementë që luajnë në Serie A, si Miranchuk i dalë nga Atalanta, por që pëlqehet edhe nga Verona dhe Torino.

Dhe më pas Orsolini, Castillejo dhe lojtarët granata Izzo dhe Rincon, të cilët mund të ishin pjesë e një shkëmbimi me algjerianin Mohamed Salim Farès. Anësori, i huazuar nga Lazio, është një nga lojtarët që largohet nga Genoa, si dhe Caicedo, i cili pëlqehet nga Interi dhe Fiorentina. Gjithashtu duhet të largohen edhe Sabelli, Ghiglione dhe Ekuban.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport andriy shevchenkos barazim atalantën fanelën e genoas genoa humbi mbrëmë ghiglione dhe ekuban holandez të groningenit sabelli shpëtimi i genoas siebatcheu i young boys skuadra kuqeblu sulmuesi strand larsen andriy shevchenkos barazim atalantën fanelën e genoas genoa humbi mbrëmë ghiglione dhe ekuban holandez të groningenit sabelli shpëtimi i genoas siebatcheu i young boys skuadra kuqeblu sulmuesi strand larsen

Sondazh

Poll