Sport

Tirana kryesuese, në sytë e Orges Shehit: “Meritojmë notën 8 deri 9 deri tani”!

27 Dhjetor 2021, 14:34 Nga DOSJA
Tirana kryesuese, në sytë e Orges Shehit: “Meritojmë

TIRANE Me 10 fitore 3 barazime dhe vetëm dy humbje, Tirana e mbylli këtë vit 2021 në krye të Abissnet Superiroes, duke merituar vendin falë edhe lojës së bërë në këto 15 javë kampionat. Në një intervistë për ‘Top Channel’, Orges Shehi trajneri i bardhebluve analizon këtë sezon të ri të ekipit të tij, duke e filluar me vlerësimin e deritanishëm.

“Skuadra meriton një note të mirë, sepse ka dhënë gjithçka në fushë. Perfeksion nuk ka, por vetes dhe ekipit do t’i vendosja notën 8 deri në 9”.

Po cila ka qenë fitorja më e rëndësishme nga këto të 10-ta?

“Unë mendoj se të gjitha fitoret kanë qenë të rëndësishme. Fitore e bukur ka qenë ajo e Vllaznisë në Shkodër. Ishte një ndeshje që e kisha merak, pasi vinte pas fitores në derbi me Partizanin. Kur fituam të pastaj tregoi që skuadra ka mentalitet. Ndërsa më emocionuesja ka qenë ndeshja e fundit derbi”.

A është kjo skuadra juaj?

“Limiti jonë nuk është ky. Ne kemi elementë cilësorë, kemi fanelën që është fanelë e rëndë, kemi tifozerinë më të mire në vend që na ndihmon shumë. Të gjitha këto na motivojnë për të kërkuar gjithmonë më tepër”.

Si ka rezultuar merkato e Tiranës?

“Kemi godit në shenjë, sepse të gjithë lojtarët që kemi marrë apo kemi afruar nga të rinjtë, janë lojtarë që po japin kontribut të madh. Ka qenë një specificë që e kam kërkuar shumë është që lojtarët veç cilësive të mos kenë luajtur në klubet e tyre për shkak të burokracive ose mosmarrëveshjeve në klubet e tyre. Kemi rastin e Xhixhës, Totres, apo Limajt. Këta lojtarë kanë patur vështirësi me dokumentat apo mospërputhje me klubet dhe mendoja që këta lojtarë duke patur këto vështirësi kur vijnë këtu kanë një marsh më tepër për të treguar”.

Largimi i Çelhakës ju la një boshllkë që nuk e rikuperuat dot për shkak fatesh, ndërkohë që edhe Ismajilgeci është drejt largimit, ndërsa Ngo me gjasë do të mungojë gjatë. A do të ndërhyni në merkato tani në janar?

“Të jemi koshientë, jemi të ndërgjegjshëm që janari nuk të jep shumë mundësi, jam një person që nuk më pëlqen të marrë lojtarë me video apo me Youtube”.

Në fund Shehi na tregon edhe një sekret të vogël në lidhje me komunikimin e tij me lojtarët dhe synimet e përbashkëta.

“Në fillim të kampionatit i pata bërë një pyetësor lojtarëve për ëndrrat që kishin kur ishin fëmijë, ku janë sot dhe ku duan të jenë, pra ëndrrat për të ardhmen. Të gjithë kishin si objektiv që të marrin kampionatin me Tiranën dhe po të gjithë kishin si objektiv që të luanin jashtë. Këto janë objektiva të mundshme, që e mbajnë lojtarin në punë dhe kjo është diçka e mire për trajnerin”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport bardheblutë konfirmojnë drejtori i përgjithshëm i partizanit në derbi me partizanin oreges shehi orges shehi trajneri i bardhebluve bardheblutë konfirmojnë drejtori i përgjithshëm i partizanit në derbi me partizanin oreges shehi orges shehi trajneri i bardhebluve

Sondazh

Poll