Sport

Real Madrid/ Ancelotti i tregon derën 6 lojtarëve, nuk pyet as për legjendën e…

27 Dhjetor 2021, 12:09 Nga DOSJA
Real Madrid/ Ancelotti i tregon derën 6 lojtarëve, nuk pyet as

SPANJË-Real Madrid është gati të bëjë një revolucion në skuadër. Klubi madrilen është duke punuar që të largojë gjashtë lojtarë ne merkaton e janarit, ku në listën e të larguarve pritet edhe Gareth Bale.

Sipas gazetës spanjolle Marca, klubi madrilen është lodhur nga forma e dobët e sulmuesit uellsian. Lamtumira e Bale do t’i lejonte arkave të klubit të merrte frymë, duke pasur parasysh se ai është një nga lojtarët më të paguarNë listë është edhe emri i Iscos. Aventura e spanjollit në skuadër duket se i ka ardhur fundi.

Nën shoqërinë e Bale dhe Iscos është edhe kapiteni i skuadrës Marcelo. Braziliani është një tjetër lojtar që e ka pasur të vështirë të gjejë hapësira dhe nuk është më një lojtar që po luan rregullisht. 33-vjeçari ka luajtur vetëm pesë herë në të gjitha kompeticionet këtë sezon. Kontrata e tij me Realin do të skadojë në verë, por klubi është i gatshëm ta lërë të largohet që në muajin e ardhshëm pas 16 vitesh në skuadër.Më pas janë Mariano Diaz, Luka Jovic dhe Eden Hazard. Të tre nuk janë në planet e teknikut.

E.Ç (Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ancelotti bale isco real madrid ancelotti bale isco real madrid

Sondazh

Poll