Sport

Ishte tmerri i sulmuesve, Cafu tregon: “Ja lojtari më i vështirë për t’u markuar”

27 Dhjetor 2021, 12:47 Nga DOSJA
Ishte tmerri i sulmuesve, Cafu tregon: “Ja lojtari më i

BRAZIL-“Unë jam një tifoz futbolli, unë jam një tifoz i lojtarëve të mëdhenj, unë jam një tifoz i Messit, ai e meritoi Topin e Artë”. Cafu nuk ka dyshime, ish-mbrojtësi i Romës dhe Milanit, i cili në një intervistë për gazetën argjentinase Olé ka thënë fjalët më të mira për sulmuesin e PSG.

“Çdo vit që kalon ai ka më shumë përvojë, ka fituar shtatë “Topa të Artë” dhe për më shumë se 15 vjet është mes vendit të parë dhe të dytë. Çfarë mund të thuash për një lojtar të tillë? Messi është një lojtar që kënaq sytë e gjithë botës duke luajtur futboll, përfshirë edhe ne brazilianët”, shtoi ai.

Cafu për Maradonën

Cafu më pas ka rrëfyer se kundërshtari më i vështirë që është përballur në karrierë ka qenë Maradona, ish-mbrojtësi ka luajtur një ndeshje miqësore mes San Paolos dhe Sevillas: “Dieguito ishte një fenomen. Kam shumë dashuri dhe respekt për të”, pohoi braziliani.

E.Ç (Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport brazil cafu maradona brazil cafu maradona

Sondazh

Poll