Sport

“Nuk e shihja dot në sy”! Messi tregon frikën që kishte nga shoku i skuadrës

27 Dhjetor 2021, 12:18 Nga DOSJA
“Nuk e shihja dot në sy”! Messi tregon frikën që

SPANJË– “Unë i respektova të gjithë kampionët e mëdhenj që ishin atje. Nga Ronaldinho, te Eto’o, Puyol, për të mos përmendur Xavi, Iniesta, të cilët gjithsesi ishin më të rinj. Por ishte një lojtar që më bënte gjithmonë të dridhem. Ishte Henry.”

Janë këto fjalët e Leo Messit, siç raporton Mirror, për fillimet e tij te Barcelona, kur iu desh të përballej me kampionë të mëdhenj. Argjentinasi thotë se kishte një frikë të caktuar nga Thierry Henry: “Kam ditur gjithçka për të. E dija se çfarë kishte bërë në Angli dhe papritmas e gjeta në ekip.

Për të ndjeva dhe ndjej një lloj admirimi. Ditën e parë që mbërriti në dhomat e zhveshjes, nuk guxova ta shikoja në sy. Mënyra e tij e lojës, thjeshtësia me të cilën ai bënte disa gjëra. Ai gjithashtu i bënte gjërat e vështira të dukeshin të thjeshta”.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport barcelona messi barcelona messi

Sondazh

Poll