Sport

Pas Ndreut, në pankinë e Kastriotit një debutues: prezantohet Emiljano Çela

27 Dhjetor 2021, 12:15 Nga DOSJA
Pas Ndreut, në pankinë e Kastriotit një debutues: prezantohet

TIRANE – Pas ndëshkimit disiplinor prej 12 javësh të trajnerit të njohur krutan Ramazan Ndreu, pankina e Kastriotit nuk ka mbetur gjatë bosh.

Pas drejtimit të skuadrës në ndeshjen e javës së 15-të ndaj Laçit (0-2) nga zv.trajneri Rustami, drejtuesit e skuadrës së Kastriotit e kanë gjetur njeriun e duhur për të përmbyllur rrugëtimin në kampionatin e 83-të të Abissnet Superiores.

Ai është Emiljano Çela, një emër i njohur për futbollin krutan, i cili është prezantuar si trajneri i ri i Kastriotit. Ish-mbrojtësi i njohur, me një eksperiencë të madhe në Superiore me klube si Laçi, Kastrioti (2017-2021), Lushnja, Tomori, Apolonia dhe Korabi, do të provojë aventurën e parë si trajner. 36-vjeçari, ka kryer edhe stërvitjen e pare, madje ka folur edhe për mediat, duke u shprehur optimist në lidhje me realizimin e objektivit mbijetesë.

“Unë e mendoj pozitiv faktin, që deri dje isha lojtar, ndërsa sot m’u besua detyra si trajner. Unë e njoh mentalitetin e lojtarëve dhe e vlerësoj faktin që m’u dha mundësia për të treguar aftësitë e mia si trajner te Kastrioti. E shoh si pozitive, pasi shumicën e lojtarëve i njoh nga afër, po ashtu dhe problemet. Mendoj se mund të bëjmë diçka për më mire,”- deklaroi Çela, tashmë jo si kapiten i skuadrës, por si trajneri i ri i Kastriotit.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #abissnet superiore #kampionati shqiptar ai është emiljano çela apolonia dhe korabi dhune ne kategorine superiore lushnja nga zv.trajneri rustami një emër i njohur për futbollin krutan të trajnerit të njohur krutan ramazan ndreu tomori #abissnet superiore #kampionati shqiptar ai është emiljano çela apolonia dhe korabi dhune ne kategorine superiore lushnja nga zv.trajneri rustami një emër i njohur për futbollin krutan të trajnerit të njohur krutan ramazan ndreu tomori

Sondazh

Poll