Aktualitet

Pensionet e shqiptarëve në Itali! Rama: Parlamenti e përfshin në projekt-buxhet

27 Dhjetor 2021, 12:40 Nga DOSJA
Pensionet e shqiptarëve në Itali! Rama: Parlamenti e përfshin

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajm të mirë me të gjithë qytetarët shqiptarë në Itali. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë bën të ditur se parlamenti Italian ka përfshirë në projek-buxhetin e Italisë për vitin 2022 amendamentin për nisjen e procesit të njohjes faktike të pensioneve të shqiptarëve me kontribute pune në Itali. Rama u shpreh mirënjohjen kryeministrit Mario Draghi, ministrit të jashtëm Luigi di Maio, të cilët sipas tij janë angazhuar personalisht për ta zgjidhur këtë çështje për shqiptarët në Itali.

MESAZHI:

LAJM I MIRË për shqiptarët në Itali Në vazhdën e komunikimit me qeverinë italiane dhe partitë politike për marrëveshjen e pensioneve, Parlamenti Italian ka përfshirë në projek-buxhetin e Italisë për vitin 2022 edhe një amendament për nisjen e procesit të njohjes faktike të pensioneve të shqiptarëve me kontribute pune në vendin mik. Vazhdojmë kontaktet deri në aprovimin përfundimtar të projekt-buxhetit 2022 dhe me këtë rast u shpreh mirënjohjen në emër të shqiptarëve në Itali, kryeministrit Mario Draghi, ministrit të jashtëm Luigi di Maio, të cilët janë angazhuar personalisht për ta zgjidhur këtë çështje kaq jetike për aq shumë shqiptarë të mirë në Italinë mike, si edhe të gjithë të tjerëve që dashamirësisht janë përfshirë në këtë përpjekje të përbashkët.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama itali pensionet e shqiptareve ne itali edi rama itali pensionet e shqiptareve ne itali

Sondazh

Poll