Aktualitet

Banorët e Moravës në protestë: Hajdutët me nga 6 vila po tallen me ne, duam lekët

27 Dhjetor 2021, 11:41 Nga DOSJA
Banorët e Moravës në protestë: Hajdutët me nga 6 vila

KUÇOVË – Banorët e Moravës kanë dalë sërish në protestë para bazës ushtarake në Kuçovë për kompensim me çmimin e duhur të tokave bujqësore pasi sipas tyre Ministria e Mbrojtjes do i dëmshpërblejë me një shumë qesharake.

Në prononcim për Fax News ata shprehen të vendosur se do i mbrojnë tokat e tyre deri në momentin që të marrin aq para sa kërkojnë. Tokat do tu merren për rikonstruksionin e fushës së aviacionit.

Banorët: Kam punuar 29 vite në emigrim dhe këta thonë të japim 100 milionë, ato t’i mbajnë për vete. Nuk ka ardhur asnjë përfaqësues i ministrisë apo i NATO-s, ata mendojnë se jemi kafshë. Ne nuk biem dakort me shpronësimin, duan të na blejnë tokën me çmim qesharak. E kam blerë 18 milionë tokën ai do të më japë 4 milionë lekë. Nuk shpërngulemi nga tokat tona asnjëherë pa ndryshuar çmimin sepse nuk i kemi ngritur me mashtrime siç i bëjnë këta.

Pyetje: Po kur të nisin punimet çfarë do bëni?

Kanë nga 5 6 vila hajdutët dhe nuk e vrasin mendjen por ne një kemi e do e mbrojmë atë qe është e jona. Të vlerësohet sipas tregut, po tallen me ne!

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e moraves banoret e moraves

Sondazh

Poll