Aktualitet

Uji i pijshëm problem në Shkodër, qytetarët: Më mirë të lahemi në shi

27 Dhjetor 2021, 11:29 Nga DOSJA
Uji i pijshëm problem në Shkodër, qytetarët: Më

SHKODËR– Banorët e disa fshatrave të njësisë administrative Postribë të Bashkisë Shkodër janë duke u përballur me problematikën e ujit të pijshëm.

Banorët janë ankuar për ‘faxnews’ për situatën që ndodhen. Ata shprehen se uji që ju vjen në banesë nuk është i pijshëm, duke thënë se i paguajnë rregullisht faturat e ujit, ndërkohë që uji nuk mund të përdoret. Për këtë problematikë, banorët kanë paralajmëruar një protestë të mërkurën në ora 10:00, tek Ura e Mesit.

‘Uji i pijshëm nuk është i pijshëm, dua që të merret iniciativa dhe të rregullohet sistemi i ujit se është kthyer në një tmerr. Kam ardhur nga Gjermania, po jetoj një 10 ditësh katastrof. A lahet njeriu me këtë ujë, më mirë të lahesh në këtë shi. është një turp i madh.’– thotë një banor në Shkodër.

Ndërsa një tjetër ka bërë të ditur se për këtë problem është ankuar prej 2 vitesh pasi situata është e njëjtë çdo dimër.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi shkoder moti i keq ne shqiperi shkoder

Sondazh

Poll