Aktualitet

Dyshohet se ndihmoi në vrasjen e Sofisë! Lihet në burg Bujar Leza, qan në gjyq

27 Dhjetor 2021, 10:39 Nga DOSJA
Dyshohet se ndihmoi në vrasjen e Sofisë! Lihet në burg Bujar

TIRANË– Gjykata e Posaçme ka miratuar ditën e sotme masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për Bujar Lezajn, të dyshuarin si bashkëpuntor në vrasjen e Behar Sofisë. 45-vjeçari ka mohuar akuzat para gjykatësve, teksa mes lotësh ka thënë se nuk ka lidhje me vrasjen e biznesmenit e as me të tjera ngjarje të tilla.

“Nuk kam lidhje me vrasjen e Behar Sofisë dhe as me vrasje të tjera. Për pak ditë do të fitoja lirinë”, ka deklaruar ai.

Gjykata e Posaçme e ka lënë 45-vjeçarin në burg pasi sipas prokurorisë ai është personi që ka siguruar armën dhe biçikletën me të cilën u largua nga vendi i ngjarjes autori i vrasjes.

Leza ishte vënë në pranga më herët nga Policia për “Dhunë në familje” dhe masa e sigurisë lëshuar nga Gjykata e Posaçme iu komunikua në ambientet e burgut të Fushë Krujës.

Sipas hetimeve të strukturës antikorrupsion 45-vjeçari, së bashku me të hetuarin tjetër Leonard Xhixha, kanë vëzhguar lëvizjet e viktimës. Ndaj Lezës rëndojnë akuzat e “Vrasjes me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim si pjesë e një grupi kriminal.

66-vjeçari Behar Sofia u ekzekutua mëngjesin 25 shkurtit afër Piramidës në Tiranë, ndërsa vrasësi u largua me biçikletë drejt Kodrave të Liqenit. Deri më tani për krimin në fjalë janë vënë në pranga katër persona, Ernejt Shyti, Skënder Vathi, Xhuliano Visha dhe Leonard Xhixha. Sipas hetimeve të deritanishme, ekzekutor është Shyti. Ai rezulton të jetë urdhëruar e paguar nga tre persona të tjerë. Por emri i njeriut që e donte Sofian të vdekur, nuk dihet ende.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet kryesore behar sofia bujar leza behar sofia bujar leza

Sondazh

Poll