Aktualitet

Alkooli që merr jetë njerëzish, si po i ‘respekton’ DPSHTRR-ja VIP-at këtë fundvit

27 Dhjetor 2021, 10:26 Nga DOSJA

TIRANË– Përdorimi i alkoolit mbetet një nga shkaktarët kryesorë të aksidenteve rrugore që lënë pas edhe viktima. Por, kur vjen puna tek ‘përkëdhelja’ e blogereve dhe e personazheve publike shqiptarë, dhurata ideale sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, është një shishe me pije alkoolike.

Dhe këtë gjë e ka zbuluar Aulona Mussa, një nga VIP-at që ka marrë dhuratë një pije të personalizuar me emrin e një serialeve më të ndjekur në Netflix, “Peaky Blinders”.

Moderatorja Musta e falenderon isntitucionin e drejtuar nga Blendi Gonxhe, duke zbuluar kështu dhe mënyrën se si DPSHTRR ka vendosur të respektojë VIP-at këtë fundvit. A është ky një reklamim i alkoolit? A ëshë kjo mënyra se si ky institucion promovon pijen që merr jetë njerëzish?

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet blendi gonxhja drejtoria e përgjithshme e shërbimeve të transportit rrugor blendi gonxhja drejtoria e përgjithshme e shërbimeve të transportit rrugor

Sondazh

Poll