Sport

“Dua t’u jap Kupën e Botës fëmijëve të mi”, Bonucci nuk ka frikë nga Ronaldo…

26 Dhjetor 2021, 16:27 Nga DOSJA
“Dua t’u jap Kupën e Botës fëmijëve të

ITALI – “Kemi qenë në kontakt me Cristiano Ronaldon, kemi bërë shaka për këtë. Më pas shohim se çfarë ndodh në fushë”.

Me një shaka në mikrofonat e ‘Rai Sport’, mbrojtësi i Juventusit dhe kombëtares azzurre, Leonardo Bonucci foli për ‘play-off’ vendimtar, i cili, sipas të gjitha gjasave, do të përballë Italinë dhe Portugalinë për një vend në Botërorin e ardhshëm “Katar 2022”. Sigurisht, gjithnjë, nëse dy kombëtaret në fjalë eliminojnë së pari, në gjysmëfinale, respektivisht Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë.

“U kam thenë shokëve të mi, se ditët që na ndajnë nga ‘play-off’ duhet të jenë gjithmonë më të mira dhe më pas dua t’u bëj një dhuratë fëmijëve të mi, që nuk e kanë parë kurrë Italinë në Kupën e Botës. Çfarë ndodhi pas ndeshjeve të Europianit ishte fiziologjike. Normalisht duhet të kishit luajtur lojëra, ku disa “shuplaka” do të kthehenin në rrugën e duhur. Ne nuk e bëmë këtë.”

“Por ta lëmë mënjanë të kaluarën. Tani duhet të fokusohemi në atë që ndodh jashtë fushës. Kur të takohemi në mars, jam i sigurt se ajo që ndodhi në vjeshtë do të shërbejë si një mësim dhe do të bëjmë dy paraqitje të shkëlqyera.”

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport chiellini dhe bonucci cristiano ronaldon ditët që na ndajnë nga ‘play-off’ ideja e ndeshjeve “play-off” leonardo bonucci leonardo bonucci foli për ‘play-off’ vendimtar mbrojtësi i juventusit në kupën e botës për një vend në botërorin e ardhshëm “katar 2022” play off chiellini dhe bonucci cristiano ronaldon ditët që na ndajnë nga ‘play-off’ ideja e ndeshjeve “play-off” leonardo bonucci leonardo bonucci foli për ‘play-off’ vendimtar mbrojtësi i juventusit në kupën e botës për një vend në botërorin e ardhshëm “katar 2022” play off

Sondazh

Poll