Sport

Dramë/ Përplasi kokën e u kthye në fushë, pas 10 minutash lojtari ndërron jetë

25 Dhjetor 2021, 21:48 Nga DOSJA
Dramë/ Përplasi kokën e u kthye në fushë, pas 10

ALGJERI- Futbolli algjerian është nën tronditjen e shkaktuar nga vdekja dramatike e një lojtari në fushën e lojës, e cila ndodhi gjatë një ndeshjeje në kategorinë dytë që u luajt në Oran mes ekipit vendas dhe Mc Saida. Viktima është Sofiane Loukar, 30 vjeç, kapiten i ekipit mik.

Sipas mediave algjeriane, lojtari ka pësuar një dëmtim në kokë për shkak të një përplasjeje loje dhe është nxjerrë jashtë fushës. Menjëherë pasi u kthye në fushë, pas dhjetë minutash lojtari u rrëzua përtokë, ku mendohet për një atak në zemër. Shpëtimi për ta ringjallur rezultoi i padobishëm. Ndeshja u ndërpre menjëherë, me lojtarët dhe publikun të tronditur nga ajo që kishte ndodhur.

Vdekja e Loukar-it vjen pas dy dramave të tjera që përfshijnë futbollistë disa ditë më vonë, të cilat ndodhën përkatësisht në Kroaci dhe Oman. Në rastin e parë, viktima është 23-vjeçari, Marin Cacic, i cili humbi ndjenjat në stërvitje për shkak të problemeve me zemrën. Pothuajse në të njëjtën orë, në Oman, një atak në zemër goditi 29-vjeçarin Mukhaled Al-Raqadi, teksa po bënte nxehmje para ndeshjes.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport algjeri sofiane loukar algjeri sofiane loukar

Sondazh

Poll