Sport

Lista e Tiago Pintos: ja ‘goditjet’ që pret Mourinho për të plotësuar Romën…

26 Dhjetor 2021, 09:41 Nga DOSJA
Lista e Tiago Pintos: ja ‘goditjet’ që pret Mourinho për

ITALI – Sa dhe kush janë blerjet, që Mourinho pret, për të bërë një skuadër të plotë? Tregu i janarit është afër, në prag të Vitit të Ri, është një draft i çmuar që mund të garantojë ajër të pastër dhe të rigjallërojë ambiciet. Me siguri tifozët kanë pritur diçka më shumë se vendin e gjashtë në fund të fazës së parë, por rezultatet pasqyrojnë ecurinë e luhatshme të Romës. Gjë, që sipas trajnerit të tyre, fjalët e thëna pas humbjes në Venecia, në këtë moment nuk vlen për zonën e Champions League.

Nevojat e Mourinhos – Para ndeshjes, Tiago Pinto u argëtua me sadizmin e zakonshëm mediatik, për të nënvizuar se “nëntëdhjetë për qind e emrave të lidhur me Romën janë gënjeshtra”. Po cilat janë përforcimet e pranueshme në dy rolet më në nevojë, duke filluar me një numër: Karsdorp, mbrojtës i djathtë dhe Cristante, mesfushor qendror, luajtën nga 55 ndeshje secili në vitin 2021. Vërtet shumë, shumë. Pikërisht këtu kërkon të ndërhyjë Mourinho, pa pritur goditje efektive, por të paktën disa pjesë këmbimi të dobishme për të alternuar pjesët. Friedkins, në përputhje me vështirësitë financiare në merkaton e janarit, do të përpiqet ta kënaqi atë.

Opsionet për mbrojtësin e krahut – Për krahun e djathtë, profili i kërkuar duhet të ketë karakteristika sulmuese. Një mbrojtës bazë, por që di të mbështesë aksionin, si Karsdorp. Për këtë arsye u mendua për Diogo Dalot, i cili do të kishte mbërritur te Roma, nëse Manchester United nuk do të kishte ndërruar trajner: me Rangnick, Dalot luan titullar. Dhe kështu lamtumirë. Ndërkohë, Tiago Pinto, mes të qeshurës, ka eksploruar caqe të ndryshme: anglezin Aarons nga Norwich, gjermanin Henrichs të Lajpcigut, norvegjezin Pedersen të Feyenoord. Por kush e di, nëse ai do të jetë në gjendje të marrë ndonjë prej tyre. “Tregu është dinamik, – ka deklaruar menaxheri në mikrofonat e ‘Dazn’, – në një klub si Roma, dyert janë gjithmonë të hapura dhe ne duhet të punojmë për këtë që të bëhemi më të fortë, siç e kam thënë gjithmonë trajneri”.

Shumë emra për mesfushën – Gjetja e mesfushorit duket më pak e mjegullt: me largimin e zviceranit Zakaria, duke përjashtuar surprizat e bujshme, hipoteza e Grillitsch mbetet në këmbë. Prej disa javësh është hapur dialogu me austriakin e Hoffenheimit, të cilit i ka përfunduar kontrata. Hector Herrera, për të cilin mediat portugeze u rikthyen të flasin dje, është më pak emocionues: kontrata e tij me Atleticon është gati të skadojë dhe mund të jetë një pazar, në kushte të caktuara. Për më tepër, nuk merret si e mirëqenë që Hoffenheim do të pranojë të lirojë një titullar si Grillitsch, strumbullari i klubit dhe i kombëtares së tij, gjatë sezonit aktual. Është edhe më e vështirë të imagjinohet një rikthim te Granit Xhaka: pas dëmtimit ai rifitoi pozicionin e tij titullar te Arsenali i Artetës.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ecurinë e luhatshme të romës josé mourinho të romës mourinho nuk dëshiron shpërqendrime mourinho pret nëse manchester united nuk do të kishte ndërruar trajner nuk vlen për zonën e champions league tiago pinto u argëtua ecurinë e luhatshme të romës josé mourinho të romës mourinho nuk dëshiron shpërqendrime mourinho pret nëse manchester united nuk do të kishte ndërruar trajner nuk vlen për zonën e champions league tiago pinto u argëtua

Sondazh

Poll