Sport

PSG-së i duhen 100 milionë, parizienët hapin ‘dyqanin’ për shitjet në janar…

26 Dhjetor 2021, 15:39 Nga DOSJA
PSG-së i duhen 100 milionë, parizienët hapin

FRANCE PSG do të futet në merkato, por për të shitur. Klubi parizien, sipas raportimeve nga ‘L’Equipe’, duhet të mbledhë para për të rikuperuar humbjet e pambuluara, ndaj dhe në merkaton e dimrit, do t’i duhet të grumbullojë 100 milionë euro, për të siguruar më shumë kapitale. Në fakt, skuadra e drejtorit Leonardo mezi arriti të bënte nëntë milionë euro nga shitjet e verës, pavarësisht 180 të planifikuara nga klubi.

Qershorin e kaluar, drejtori sportiv i francezëve kishte paraqitur një plan të ardhurash dhe shpenzimesh pranë institucionit financiar, që kontrollon klubet e futbollit në Francë, në të cilin deklaronte synimin për arritjen e një xhiroje prej 180 milionë eurosh për të kompensuar humbjet e vitit, të vlerësuara në 200 milionë.

Megjithatë, duke qenë se PSG ka fituar vetëm nëntë milionë në merkaton e verës, për gazetën franceze, parizienët duhet të sigurojnë 100 milionë, në mënyrë që të mos detyrojnë ‘Katar Sports Investments’ të injektojnë kapital të ri, ndërkohë që lista e lojtarëve të mundshëm që mund të largohen është mjaft e gjatë.

Ndër emrat e parë që priten të largohen nga Parisi është Rafinha, i cili mund të bashkohet me Real Sociedad: ish-lojtari i Barcelonës nuk është pjesë e planeve të Pochettino dhe rikthimi i tij në Spanjë do t’i lejojë PSG-së të heqë qafe një pagë të rëndësishme.

Por edhe Draxler mund të largohet: në rast të një oferte tërheqëse, klubi me siguri nuk do ta ndalojë mesfushorin gjerman, i cili, pavarësisht rinovimit deri në mars 2024, nuk u përgjigj në fushë edhe për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme dhe mungesës së minutave në fushë, për shkak të pranisë së Messit, Neymar dhe Mbappe. Sulmuesi fiton 4.2 milionë euro në vit dhe vlerësohet me 20 milionë, shifër kjo shumë e vështirë për t’u arritur, duke qenë se është zhvlerësuar ndjeshëm që kur zbarkoi në Paris.

Më pas do të ishte mesfushori Layvin Kurzawa (9 milionë) dhe gjithashtu portieri Sergio Rico, me vlerë 5 milionë, ndërsa situata do të ngecte në momentin me Mauro Icardin, që kërkohet nga Juventusit prej javësh. Për momentin PSG nuk ka për huazimin, me shlyerje të detyrueshme në qershor, që bardhezinjtë do të donin.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport neymar dhe mbappe paris sg deri në vitin 2026. për shkak të pranisë së messit sipas raportimeve nga ‘l'equipe’ skuadra e drejtorit leonardo trajneri i paris sg neymar dhe mbappe paris sg deri në vitin 2026. për shkak të pranisë së messit sipas raportimeve nga ‘l'equipe’ skuadra e drejtorit leonardo trajneri i paris sg

Sondazh

Poll