Sport

Grealish i pakënaqur me veten: “Dua të bëj më shumë për Manchester City”

26 Dhjetor 2021, 06:18 Nga DOSJA
Grealish i pakënaqur me veten: “Dua të bëj më

ANGLI – Dy gola dhe dy asistime në kampionat. Deri më tani, kalimi i Jack Grealish te Manchester City nuk ka qenë i barabartë me 100 milionë paund (117 milionë euro), një rekord i të gjitha kohërave në Premier League, të paguara nga klubi për ta blerë atë nga Aston Villa.

Dhe vetë 26-vjeçari e ka pranuar këtë, në një intervistë me ‘Sky Sport’ në prag të ‘Boxing Day’, teksa ai shpreson të kthehet në fushë kundër Leicesterit, pasi qëndroi në stol në ndeshjen ndaj Newcastle.

“Kam shumë, më shumë, për të dhënë, por këtu ka qenë shumë më e vështirë nga sa e imagjinoja”,- tha ai, duke rrëfyer se është befasuar nga niveli shumë i lartë që kërkohet “në fushë dhe jashtë saj”.

“Është e pabesueshme, por kjo është arsyeja pse ‘Qytetarët’ kanë qenë kaq të suksesshëm në sezonet e fundit,- vazhdoi ai. – Kam dëgjuar që disa lojtarë të harxhojnë një vit, kështu që mund të jetë e njëjta gjë për mua. Në vitin 2022 dua të shënoj më shumë gola dhe bëj më shumë asistime vitin e ardhshëm”.

Mbi shpatullat e tij Grealish ndjen edhe peshën e investimit të madh të bërë tek ai dhe shpreson ta shpërblejë duke “shënuar më shumë dhe duke fituar tituj”, veçanërisht pasi humbi vendin në sulmin e “Tre Luanëve” te skuadra e Southgate gjatë kampionatit europian.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport 26-vjeçari e ka pranuar këtë city dhe united në vazon e parë i barabartë me 100 milionë paund jack grealish te manchester city me manchester cityn e guardiolës në prag të ‘boxing day’ për ta blerë atë nga aston villa 26-vjeçari e ka pranuar këtë city dhe united në vazon e parë i barabartë me 100 milionë paund jack grealish te manchester city me manchester cityn e guardiolës në prag të ‘boxing day’ për ta blerë atë nga aston villa

Sondazh

Poll