Sport

Kjaer: “Futbolli më i mirë i karrierës sime te Milani. Do të kthehem, më i fortë”…

26 Dhjetor 2021, 15:55 Nga DOSJA
Kjaer: “Futbolli më i mirë i karrierës sime te Milani. Do

ITALI – Udhëtimi sapo ka filluar, por Simon Kjaer nuk është tipi që dorëzohet. Jo pasi pa që vdekja t’i kalonte para syve, teksa ringjalli Eriksenin. Diçka që e bën ta vëzhgojë gjithçka tjetër me sy të ndryshëm, edhe nëse në rastin e Simonit, bëhet fjalë për një dëmtim shumë të rëndë, që do ta largonte atë nga skena për të gjithë sezonin.

Qendrambrojtësi kuqezi foli për ‘TV2 Sport’, transmetuesin danez, duke trajtuar të gjitha temat në 360 gradë. “Eriksen? Ai moment nuk mund të përshkruhet. Dikush mund të përdorë vetëm fjalë, si e tmerrshme, apo e paimagjinueshme. Por këto fjalë nuk mjaftojnë fare”.

Të gjitha në kontekstin e një europiani, që Danimarka e ka nderuar thellësisht. “Fitorja me Rusinë ishte një shpengim dhe një gëzim i madh, së bashku me të gjithë tifozët. Ajo fitore, jo vetëm që na mbajti përpara, por gjithashtu na dha një lloj hapësire të lirë, pas gjithë asaj që kishim kaluar. Dështimi përfundimtar? Në atë moment më pushtoi lodhja, rraskapitja, emocionet dhe vetëdija e ashpër, se tashmë kishte mbaruar. Edhe sot më shqetëson penalltia në gjysmëfinale, që na la jashtë”.

Pastaj, sigurisht që kishte edhe një mënyrë për të folur për Milanin: “Është klubi ku u ndjeva më i qetë. Vendi ku roli im në fushë dhe jashtë saj, më përshtatet më shumë. Ata më zgjodhën për një rol kryesor në një ekip të ri dhe që nga dita e pare, ndoshta luajta futbollin më të mirë të karrierës sime. Ky është dëmtimi i parë serioz në karrierën time dhe është i vështirë, sigurisht, por është gjithashtu pjesë e futbollit. Tani që ndodhi, do të kthehem edhe më i fortë se më parë”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport christian eriksen është rikthyer në fushë dëmtimi që detyroi simon kjaer eriksen? ai moment nuk mund të përshkruhet fitorja me rusinë ishte një shpengim lamtumirën e christian eriksen simon kjaer nuk është tipi që dorëzohet christian eriksen është rikthyer në fushë dëmtimi që detyroi simon kjaer eriksen? ai moment nuk mund të përshkruhet fitorja me rusinë ishte një shpengim lamtumirën e christian eriksen simon kjaer nuk është tipi që dorëzohet

Sondazh

Poll