Sport

“Është inteligjent”, trajneri i Sothampton planifikon Brojën titullar: Ka treguar…

25 Dhjetor 2021, 22:26 Nga DOSJA
“Është inteligjent”, trajneri i Sothampton planifikon

ANGLI– Armando Broja vijon të mahnitë me performancat e tij në Premier League. Sulmuesi ka qenë spektakolar për Southampton këtë sezon. 20-vjeçari ka shënuar katër gola në gjashtë ndeshje. Paraqitjet kanë impresionuar trajnerin austriak Ralph Hasenhuttl, i cili thuri lëvdata për lojtarin në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes ndaj West Ham.

“Ai mori shansin në rastin e dëmtimit të partnerit të tij në sulm (Adams) dhe tani ka treguar se është në vendin dhe kohën e duhur për të shfrytëzuar rastet. Kjo është ajo që duhet të bësh si një lojtar i ri.

Ai është lojtar shumë cilësor dhe si zëvendësues, por ka treguar se duhet ta nisë ndeshjen nga fillimi. Ai ka shënuar katër gola, kur i ka nisur si titullar ndeshjet, ka bërë paraqitje mbi mesataren për të qenë i sinqertë”, është shprehur trajneri i Southampton.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport broja southampton broja southampton

Sondazh

Poll