Sport

Atalanta, çfarë dhuratë për Krishtlindje! Merr Bogën për 22 milionë plus bonuset…

26 Dhjetor 2021, 07:01 Nga DOSJA
Atalanta, çfarë dhuratë për Krishtlindje! Merr Bogën

ITALI – Atalanta i bëri vetes një dhuratë të bukur për Krishtlindje. Ajo ka bërë të sajin Jeremie Boga, sulmuesin e Sassuolos, që drejtuesit e Bergamos e kanë ndjekur prej disa kohësh. Eshtë arritur një mirëkuptim: Emilianët do të marrin 22 milionë euro plus bonuset, ndërkohë që lojtari pëlqehej edhe nga Shakhtari.

Boga do të mbërrijë në Bergamo të hënën, por ndeshja e tij e parë me Atalantën mund të vonohet paksa: ai është thirrur nga Bregu i Fildishtë për Kupën e Afrikës, që fillon më 9 janar dhe nëse skuadra e tij shkon deri në finale, sulmuesi do të qëndrojë i padisponueshëm deri më 6 shkurt.

Boga do të mbushë 25 vjeç më 3 janar. I lindur në Marsejë nga prindër prej Bregut të Fildishtë, ai u transferua në Londër në moshën 11-vjeçare dhe iu bashkua akademisë së të rinjve të Chelsea. Sulmues anësor u ble nga Sassuolo në korrik 2018 për rreth 4 milionë euro, ndërkohë që tani u shit për 22 milionë euro.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport 22 milionë euro plus bonuset atalanta i bëri vetes një dhuratë atalanta-milan bergamasket i lindur në marsejë ka bërë të sajin jeremie boga kunder sasuolos në bergamo të hënën në fund të takimit ndaj sassuolos sulmuesin e sassuolos 22 milionë euro plus bonuset atalanta i bëri vetes një dhuratë atalanta-milan bergamasket i lindur në marsejë ka bërë të sajin jeremie boga kunder sasuolos në bergamo të hënën në fund të takimit ndaj sassuolos sulmuesin e sassuolos

Sondazh

Poll