Sport

Shpallet kampion, lojtari punon në biznesin e familjes edhe në ditën e Krishtlindjes

25 Dhjetor 2021, 21:17 Nga DOSJA
Shpallet kampion, lojtari punon në biznesin e familjes edhe në

PARAGUAJI-Roberto Rojas, si gjithmonë kur ka kohë të lirë shkon në Belen, një qytet në periferi të qytetit të Concepcion 400 km nga Asuncion në Paraguaji, për të kaluar pushimet i rrethuar nga familja dhe miqtë e tij: qendërmbrojtësi i River Plate, kampion me klubin argjentinas është kthyer në vendlindje për të pushuar dhe për t’u përgatitur për sezonin e ri.

Rojas nuk e ka harruar kurrë origjinën modeste të familjes së tij dhe sa herë që kthehet në Paraguaji, ndihmon babanë e tij me punën në fermë dhe familjen e tij në aktivitetet e tyre tregtare. Në orët e fundit janë publikuar disa video në të cilat shihet futbollisti, pa bluze dhe me pantallona të shkurtra duke mbajtur thasë.

E enjtja e kaluar ishte një datë e rëndësishme për familjen Rojas, duke qenë se një vit më parë u përurua “Supermarketi Rojas” dhe për të festuar përvjetorin pati shorte dhe dhurata Një festë ku përfshiu të gjithë familjarët e futbollistit dhe qytetarët e Belenit, e cila ndihmoi familjen e Robertit për të zgjeruar aktivitetet në të cilat futbollisti ka qenë gjithmonë i përfshirë.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport paraguaji river plate paraguaji river plate

Sondazh

Poll