Sport

Nuk e kursen ish-skuadrën, Calha: “Roli i ri falë Inzaghit. Jemi më mirë se Milani”

24 Dhjetor 2021, 18:33 Nga DOSJA

ITALI – Vera e trazuar e shënuar nga ndryshimi i ngjyrave, magjia e pranishme te Inter dhe dimensioni i ri në fushë, falë Inzaghit. Hakan Calhanoglu ka rrëfyer në mikrofonat e transmetuesit turk “S Sport” pa iu shmangur asnjë argumenti, duke nisur nga transferimi i diskutueshëm nga Milani për te Interi. Mesfushori turk e bëri atë hapur dhe pa kursyer ish-klubin e tij. “Kam kaluar një periudhë të vështirë, me jo pak pasoja personale. Arsyet e largimit tim ishin të shumta, – rrëfeu turku, – por Milani nuk i shpjegoi kurrë”.

Gëzimi i zemëruar pas golit të derbit? “Isha i lumtur sepse kisha vuajtur shumë. Kam pësuar lloj-lloj reagimesh në lëkurën time, për mua ishte një shpërthim çlirues,– shpjegoi mesfushori, protagonist i një faze të parë mahnitëse, të zbukuruar me gjashtë gola dhe tetë asistime.

Sekreti i përfshirjes së tij të shpejtë te Interi, është shpreh ai, qëndron në një përzierje faktorësh, ndër të cilët bie në sy grupi, veçanërisht i lidhur ngushtë dhe ‘kostumi i ri’, që i ishte qepur nga Simone Inzaghi.

“Shokët e skuadrës më pritën në një mënyrë të shkëlqyer dhe trajneri ishte themelor, sepse e di që ai më donte shumë. Ishte e vështirë të zëvendësoja Eriksenin, pritshmëritë ishin shumë të mëdha, por punova shumë. Fillova të luaja në një rol ndryshe nga ai i Milanit, ku luaja si një numër 10 klasik. Këtu ndryshova pozicionin tim dhe ndihem shumë më mirë si mesfushor. Nuk ishte e lehtë të përshtateshe,– pranoi ai. – Por tani e shoh golin më lehtë dhe ndihem më rehat, sepse më pëlqen të kthehem prapa për të kapur topin”.

“Shokët e mi të skuadrës aktuale janë lojtarë të cilësisë më të lartë. Mendoj se edhe Milani i ka, por këtu ka lojtarë më të mirë. Mendoj se Interi ka një cilësi superiore, – nënvizoi ai përpara se të lartësonte sërish punën e Inzaghit. – Në një moment ishim shtatë deri në tetë pikë prapa, por punuam shumë për ta përfunduar këtë pjesë të parë të sezonit në krye të renditjes. Të gjitha i kemi merituar falë punës dhe angazhimit”.

Calhanoglu është fokusuar edhe në ndeshjen e radhës në Champions League kundër Liverpoolit, duke siguruar që Interi nuk do të mposhtet. “Do të jetë një ndeshje e vështirë ndaj një kundërshtari shumë të fortë. Por ne dolëm mirë kundër Real Madridit, si në shtëpi ashtu edhe jashtë saj, pavarësisht humbjes. Jemi të vetëdijshëm për mundësitë tona dhe do të analizojmë gabimet e bëra ndaj Realit. Personalisht jam shumë kurioz të përballem me Liverpoolin dhe shpresoj që t’ia dalim, sepse mund t’ia dalim”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport antonio conte i interit. champions league kundër liverpoolit derbi i milanos falë inzaghit hakan calhanoglu mesfushori turk si një numër 10 klasik simone inzaghi të interit transferimi i diskutueshëm nga milani antonio conte i interit. champions league kundër liverpoolit derbi i milanos falë inzaghit hakan calhanoglu mesfushori turk si një numër 10 klasik simone inzaghi të interit transferimi i diskutueshëm nga milani

Sondazh

Poll