Aktualitet

Sot Krishtlindjet! Besimtarët festojnë mes kufizimeve, urojnë Rama dhe Kim

25 Dhjetor 2021, 06:56 Nga DOSJA
Sot Krishtlindjet! Besimtarët festojnë mes kufizimeve, urojnë

TIRANË- Besimtarët e krishterë në mbarë vendin dhe në botë, kremtojnë sot Krishtlindjen. Ndryshe nga vitet e mëparshme për herë të dytë radhazi besimtarët festojnë në masa kufizuese, për shkak të pandemisë Covid-19. Në vendin tonë Kishat kanë kremtuar në orare të ndryshme meshën për “lindjen e Krishtit. Mëngjesin e sotëm në katedralen “Ngjallja e Krishtit”, u mbajt mesha e besimtarëve ortodoksë në katedralen “Ngjallja e Krishtit” nga kryepeshkopi Anastas Janullatos.

Ky i fundit, në urimin e tij me rastin e kësaj feste, u shpreh se, nga rrezet e shumta të Diellit të Drejtësisë, dy janë veçanërisht aktuale për kohën tonë: qëndresa paqësore e personave kryesorë në rrëfimin biblik për Lindjen dhe thelbi i kuptimit të Krishtlindjes.

Kryeministri Rama, ka zgjedhur që me rastin e festës së Krishlindjeve, të sjellë në vëmendjen e të gjithëve tragjedinë e tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit të dy viteve më parë në vendin tonë, ku humbën jetën 51 viktima dhe u lënduan qindra të tjerë. Kreu i qeverisë përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook, ka publikuar pamje nga shkatërrimi i pronave dhe shumë banesave të qytetarëve kryesisht në Thumanë, Laç dhe Durrës, si pasojë e tërmetit.

Në respektim të masave dhe duke shmangur grumbullimet, këtë mëngjes  Kisha e Shën Gjergjit në Fier ka pritur sot besimtarët të cilët kanë ndjekur meshën e mbajtur me këtë rast për lindjen e Jezu Krishtit, birit të Perendisë .

Ndërkohë, Ambasada e Amerikane në Tiranë uron Krishtlindjet me kartolinën speciale për shqiptarët. Në mesazhin e saj, ambasada e SHBA iu uron qytetarëve shqiptarë gëzim dhe paqe në këtë sezon festash.

Edhe ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka uruar besimtarët katolikë për Krishtlindjet. Përmes një urimi në gjuhën shqipe, diplomatja amerikane ka uruar që vullneti i mirë ndriçoftë gjatë vitit të ri.

Në ditën e Krishtlindjes, Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame, i ka dorëzuar imzot Angelo Massafres, Ipeshkvi i Dioqezës Shkodrës, certifikatën e legalizimit të Kishës së Koplikut dhe “Muzeut kundër genocidit Shkodër” ndërtuar në marrëveshje me Ministrinë e Kulturës nga Provinca Françeskane, “Zonja Nunciatë”.

Mesazhe paqeje kanë dhënë dje edhe krerët e besimeve fetare dhe po ashtu edhe politikanët. Kryepeshkopi Anastas Janullatos, teksa uron besimtarët shkruan se dhurata më e bukur në këtë ditë është forcimi i besimit në Zot.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Legalizohen 2 objekte kulti, Lame: Në Shqipëri edhe shtëpitë e Zotit janë pa leje

Kim uron Krishtlindjet në shqip: Gëzimi e vullneti na ndriçoftë gjatë vitit të ri!

Krishtlindjet në Elbasan / Qytetarët: Qoftë i fundit vit me COVID-in e mallkuar

Ambasada e SHBA uron Krishtlindjet: Gëzim dhe paqe!

Krishtlindjet/Mesha në Kishën e Shën Gjergjit në Fier, Imzot Nikolla mesazhe urimi

Kryepeshkopi Janullatos: T’i përballojmë me qëndresë problemet e vogla e të mëdha!

Besimtarët festojnë Krishtlindjen në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

Me pamje nga tërmeti Rama uron Krishtlindjet: Ditë të bekuar paqeje dhe shprese

(a.b-e.h)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dita e krishtlindjeve krishtlindje 25 dhjetor 2021 urimet per krishtlindje dita e krishtlindjeve krishtlindje 25 dhjetor 2021 urimet per krishtlindje

Sondazh

Poll