Aktualitet

Prostitucion dhe abuzim! SHÇBA pezullon nga detyra inspektoren dhe nën komisarin

25 Dhjetor 2021, 11:11 Nga DOSJA
Prostitucion dhe abuzim! SHÇBA pezullon nga detyra inspektoren dhe

TIRANË– Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka pezulluar nga detyra dy inspektorë të policisë në Tiranë pasi kanë shpërdoruar detyrën. Sipas njoftimit, është pezulluar nga detyra N/Komisari me inicialet F.M., 29 vjeç, me detyrë Specialist në Seksionin e Hetimit të Aksidenteve Rrugore në Komisariatin e Policisë të Qarkullimit Rrugor Tiranë. 29-vjeçari është pezulluar pasi dyshohej se ai ndryshonte përgjegjësitë e palëve në rast hetimi aksidentesh.

Po ashtu, është pezulluar nga detyra inspektorja me inicialet O.K., 27 vjeçe, me detyrë Operatore e Kamerave në Sektorin e Sallës së Komandimit në D.V.P. Inspektorja është pezulluar pasi në lokalin e vjehrrës së kolegut të saj, ushtrohej prostitucion, por oficerja informonte 53-vjeçaren që e kishte në pronësi biznesin për aksionet që organizonte Policia.

Gruaja me inicialet S.K, 53 vjeçe, pronarja e biznesit ku ushtrohej prostitucion është vënë nën hetim nga policia. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj në qytetin e Memaliajt, u gjetën, 2 armë gjahu gjysëmautomatike, sasi fishekësh, që mbaheshin pa leje.

Dy të pezulluarit nga detyra do të akuzohen për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrim i prostitucionit”.

NJOFTIMI I PLOTË:

SHÇBA Tiranë ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka vendosur masat e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësit e policisë: – N/Komisar F.M., 29 vjeç, me detyrë Specialist në Seksionin e Hetimit të Aksidenteve Rrugore në Komisariatin e Policisë të Qarkullimit Rrugor Tiranë. – -Inspektore O.K., 27 vjeçe, me detyrë Operatore e Kamerave në Sektorin e Sallës së Komandimit në D.V.P. Tiranë.Ekzekutimi i vendimit të Gjykatës u krye në funksion të procedimit penal Nr. 5023, të kryer nga SHÇBA Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë Tiranë, me hetime proaktive disa mujore, për akuzat “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrim i prostitucionit”.Në zbatim të vendimit datë 23.12.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të këtij hetimi u procedua penalisht edhe shtetasja S.K, 53 vjeçe, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj në qytetin e Memaliajt, u gjetën:- 2 armë gjahu gjysëmautomatike;- sasi fishekësh, që mbaheshin pa leje.Gjithashtu, shtetasve të mësipërm iu sekuestruan edhe 4 telefona celularë në interes të thellimit të hetimeve për veprat penale të sipërcituara.Nga hetimet e SHÇBA Tiranë ka rezultuar se oficeri i policisë F.M., duke shpërdoruardetyrën, ndryshonte përgjegjësitë e palëve në rast hetimi aksidentesh.Gjithashtu, dyshohet se në lokalin e vjehrrës së tij, shtetases S.K. ushtrohej prostitucion, por oficerja e Sallës Operative informonte 53-vjeçaren për aksionet që organizonte Policia.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

SKANDALI/Oficerja e pezulluar ‘mbulonte’ vjehrrën e kolegut, lejonte prostitucionin

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet pezullohen nga detyra dy punonjes te policise shçba pezullohen nga detyra dy punonjes te policise shçba

Sondazh

Poll