Aktualitet

Legalizohen 2 objekte kulti, Lame: Në Shqipëri edhe shtëpitë e Zotit janë pa leje

25 Dhjetor 2021, 11:46 Nga DOSJA
Legalizohen 2 objekte kulti, Lame: Në Shqipëri edhe shtëpitë

SHKODËR/KOPLIK – Në ditën e Krishtlindjes, Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame, i ka dorëzuar imzot Angelo Massafres, Ipeshkvi i Dioqezës Shkodrës, certifikatën e legalizimit të Kishës së Koplikut dhe “Muzeut kundër genocidit Shkodër” ndërtuar në marrëveshje me Ministrinë e Kulturës nga Provinca Françeskane, “Zonja Nunciatë”.

Lame tha se: “është absurde që shteti shqiptar nuk ka qenë në gjendje që të pajisë me leje që përpara ndërtimit të paktën objektet fetare, duke bërë që të gjendemi përpara nevojës së legalizimit edhe për shtëpitë e Zotit”.

Me kishën e Koplikut dhe muzeun e Franceskanëve, shkon në 162 numri i objekteve të legalizuara të Komunitetit Katolik, ku përmenden kisha, manastire dhe objekte strehimore që kujdesen për shtresa në nevojë. Kisha e Kplikut u ndërtua tërësisht e re pas vitit 1991.

Kadastra Shqiptare e ka kthyer tashmë në traditë që, në prag të festive fetare të pajisë me dokumentet e pronësisë objekte fetare. Ndodh kjo sepse shumica e objekteve fetare të të gjitha Komuniteteve fetare, të ndërtuara rishtazi pas vitit 1991, janë ndërtuar pa leje ndërtimi.

LAJMI KRYESOR: Sot Krishtlindjet! Besimtarët festojnë mes kufizimeve, urojnë Rama dhe Kim

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet artan lame krishtlindje 25 dhjetor 2021 artan lame krishtlindje 25 dhjetor 2021

Sondazh

Poll