Blerina Bala zgjidhet kryebashkiake e komanduar në Himarë/ Banorët shkaktojnë tensione në mbledhje, një prej tyre pështyn Tavon
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Nga Αnastas Janullatos, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë
TIRANË – Në këto ditë festive, zakonisht përsëriten mendime, mesazhe dhe komente të ndryshme rreth paqes, dashurisë, gëzimit dhe shpresës. Sigurisht, ka dhe nga ata që preferojnë ta shkëpusin kuptimin e tyre nga thelbi i Krishtlindjes, duke i quajtur në mënyrë abstrakte “urime me rastin e festave të fundvitit”. Megjithatë, ndriçimi që sjell ngjarja çlirimtare e Ardhjes së Shpëtimtarit ndër njerëzit, shtrihet në dheun tonë të vuajtur.
Nga rrezet e shumta të Diellit të Drejtësisë, dy janë veçanërisht aktuale për kohën tonë: qëndresa paqësore e personave kryesorë në rrëfimin biblik për Lindjen dhe thelbi i kuptimit të Krishtlindjes.
Kushtet specifike, në të cilat Biri dhe Fjala e Perëndisë erdhi në botën tonë, nuk ishin komode. Pak ditë para Lindjes së Tij, Nëna e Tij bëri një udhëtim të mundimshëm nga Nazareti i Galilesë në Bethlehem të Judesë. Kur mbërritën atje, nuk u gjend për ta ndonjë shtëpi mikpritëse. Indiferenca e banorëve ishte e akullt. Madje edhe në han, “nuk kishte vend për ta atje ku kishin rënë”. Strehë gjetën në një stallë, “edhe lindi birin e saj, të parëlindurin, dhe e mbështolli me shpërgënj, dhe e vuri në grazhd” (Llk. 2:7). Që nga çasti i parë, Jisu Krishti mohoi kënaqësinë dhe luksin e kësaj bote. Nuk vonoi të shfaqet shpërthimi maniak i Herodit, që u bë shkak për ikjen në dhé të huaj, në Egjipt. Por, të gjitha këto vështirësi të paparashikuara dhe kushte jo të favorshme u përballuan me qëndresë paqësore, plot me durim, zemërgjerësi dhe qetësi.
Shpëtimtari mori pjesë në të vërtetën e ashpër të jetës njerëzore, duke u përballur, ende foshnjë, me varfërinë, përndjekjen, jetën në dhé të huaj. Mesazhi është përcaktues për të gjithë ne që duam të ecim në gjurmët e Jisuit: Qëndresë paqësore në mërzitjet e shumëllojta që shfaqen në rrugën tonë, në privime, në vuajtje, në hidhërime. Qëndresë paqësore kur përballemi me armiqësinë që nuk e presim, me shpifjet, me persekutimet. Qëndresë paqësore në rrugët e ashpra të jetës si të huaj. Kjo nuk do të thotë pasivitet. Gjatë përmbushjes së misionit të Tij shpëtimtar, Jisui “i butë dhe i përulur” iu kundërvu padrejtësisë dhe ritualizmit. Ai dënoi me forcë hipokrizinë dhe djallëzinë, gjithmonë me qëndresë paqësore, madje edhe në gjendjet më të skajshme, në Pësimet e frikshme.
E kremtja e ndritshme e Krishtlindjes përcakton themelin e kësaj qëndrese. Ajo forcon sigurinë, se me ardhjen e Shpëtimtarit nuk jemi vetëm, se Biri dhe Fjala e Perëndisë erdhi për të qëndruar me ne. “Emanuel” është një nga emrat e Tij kryesorë, pra, “Perëndia me ne”. Gjurmë nga kërkimi i Transhendentes, i Fuqisë së Epërme të Gjithësisë, konstatohen edhe në qytetërime të tjera. Por ajo që e bën unik mesazhin e krishterë, është se Vetë Perëndia i parajetshëm u bë njeri.
Kuptimin e së kremtes na e japin të përmbledhur dy thënie themelore të Etërve: “Sepse ai u bë njeri, që ne të hyjnizohemi”, thekson shën Athanasi i Madh, ndërsa shën Vasili i Madh nënvizon se Biri i Perëndisë erdhi në tokë, “për ta risjellë të gjithë njerëzimin te Vetja”. Perëndia i pafund mori natyrën njerëzore, që të na udhëhiqte drejt pikës më të lartë të zhvillimit dhe të përsosjes, në hyjnizimin sipas hirit. Bashkimi në Krishtin i natyrës hyjnore dhe asaj njerëzore, i dha njerëzimit një dinamikë të re dhe e lartësoi brenda dritës së energjive hyjnore të pakrijuara, me anë të të cilave rrezaton dashuria e Tij.
Në këtë panair festiv e ngazëllues, Kisha na fton, jo vetëm ta himnojmë Atë që po vjen, por edhe të forcojmë besimin tonë në praninë e Tij të vazhdueshme, brenda historisë së botës – si dhe brenda historisë sonë – me lutje dhe pjesëmarrje me gjithë zemër në Eukaristinë Hyjnore jetëdhënëse.
Shumë besojnë vetëm në Jisu Krishtin historik, në një person të së shkuarës, por nuk besojnë në Zotin përjetësisht të pranishëm. Besimi i krishterë i mëshon faktit se Krishti është gjithmonë me ne, jo vetëm në orët e pendimit dërrmues dhe të paqes, por edhe në ditët e hidhërimit, të dyshimit, të frikës, të shqetësimit dhe të sprovave, që pandemia e paprecedentë ka përhapur kudo në kohën tonë.
Ndërgjegjësimi për praninë e Zotit Jisu frymëzon, ngushëllon, fuqizon sigurinë se padyshim Perëndia do të ndërhyjë në çastin e duhur, kur Ai e gjykon. Por, për të gjithë ne që besojmë, nuk mjafton të ndiejmë se nuk jemi vetëm, duhet edhe të përkujdesemi që prania hyjnore të jetë e prekshme në mjedisin tonë, me fjalën, veprat dhe dëshminë e jetës sonë.
Vëllezër dhe motra, dhurata më e bukur e Krishtlindjes për ne dhe për të tjerët rreth nesh, është të forcojmë besimin se Perëndia i së vërtetës, i dashurisë dhe i fuqisë është bashkë me ne. Biri dhe Fjala e Mishëruar e Perëndisë le të udhëheqë mendimet dhe veprimet tona, që të përballojmë me qëndresë paqësore problemet e vogla dhe të mëdha të jetës sonë.
Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri, me shëndet të palëkundur dhe ndjesinë e pareshtur të pranisë së Tij.
Me dashuri të përzemërt në Krishtin Jisu,
† Αnastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë
LAJMI KRYESOR: Sot Krishtlindjet! Besimtarët katolikë e ortodoksë festojnë mes kufizimeve
(E.H/Dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË – Në respektim të masave anti-Covid dhe duke shmangur grumbullimet, këtë mëngjes po zhvillohet mesha e besimtarëve ortodoksë në katedralen “Ng...
GREQI– Bilanc tragjik në Paros. 16 persona kanë mbetur të vdekur pas përmbytjes së varkës me vela. Roja Bregdetare shpëtoi 63 pasagjerë (61 burra, 2 gra) ...
SERBI– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në presion. Gjatë një interviste t...
TIRANË – Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al, syri.net, shqiptarja.com e hapin me urimet dhe kremtimet e festës së K...
TIRANË– Skandali i publikimit të të dhënëve personale të shqiptarëve vazhdon të thellohet me një tjetër databazë. Në “WhatsApp” dje ka qarkulluar një...
PRISHTINË – Në një kohë kur populli i Kosovës po përballet me një krizë të madhe përsa i përket furnizimit me energji elektrike, qeveria e Albin Kurtit, du...
TIRANË– Dita e sotme do të karakterizohet me temperatura të ulëta. Deri pasdite situata meteorologjike në vendin tonë vijon me kthjellime por ngrica ...
TIRANË – Rimëkëmbja post-pandemi e të gjithë sektorëve të ekonomisë ka nisur në trajta të ndryshme, me vështirësi të reja, me pengesa të shumta dhe n...
TIRANË – Po mbahet në Katedralen e Shën Palit në Tiranë mesha për kremtimin e festës së Krishtlindjeve. Mesha udhëhiqet nga kryepeshkopi i Arqipeshkë...
TIRANË – Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor bëri me dije se nga viti i ardhshëm do të eliminohem 60 mijë kontrolli fizik të a...