Aktualitet

SKANDALI/ Oficerja e pezulluar ‘mbulonte’ vjehrrën e kolegut, lejonte prostitucionin

25 Dhjetor 2021, 11:21 Nga DOSJA
SKANDALI/ Oficerja e pezulluar ‘mbulonte’ vjehrrën e kolegut,

TIRANË– Një efektive policie ka ndihmuar vjehrrën e kolegut të saj që ta ushtrojë aktivitetin e prostitucionit në lokalin e saj, duke e informuar për çdo operacion të mundshëm policor që mund të kryhej në zonë. SHÇBA njofton se e ka pezulluar nga detyra inspektoren O.K., 27 vjeçe, me detyrë Operatore e Kamerave në Sektorin e Sallës së Komandimit në D.V.P. Tiranë.

NJOFTIMI I SHÇBA:

SHÇBA Tiranë ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka vendosur masat e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësit e policisë: Inspektore O.K., 27 vjeçe, me detyrë Operatore e Kamerave në Sektorin e Sallës së Komandimit në D.V.P. Tiranë. Nga hetimet e SHÇBA Tiranë ka rezultuar se oficeri i policisë F.M., duke shpërdoruar detyrën, ndryshonte përgjegjësitë e palëve në rast hetimi aksidentesh.Gjithashtu, dyshohet se në lokalin e vjehrrës së tij, shtetases S.K. ushtrohej prostitucion, por oficerja e Sallës Operative informonte 53-vjeçaren për aksionet që organizonte Policia.Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

LAJMI KRYESOR: Prostitucion dhe abuzim! SHÇBA pezullon nga detyra inspektoren dhe nën komisarin

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet pezullohen nga detyra dy shçba pezullohen nga detyra dy shçba

Sondazh

Poll