Aktualitet

Blushi largohet nga Top Channel me ‘dhuratë’! Kënga e fundvitit e shkruar nga i ati

25 Dhjetor 2021, 10:52 Nga DOSJA
Blushi largohet nga Top Channel me ‘dhuratë’! Kënga e

TIRANË– Top Channel këtë vit ka zgjedhur të urojë festat me motivin e kompozuar në vitin 1979 nga Aleksandër Peçi, si kolonë zanore e filmit “Në shtëpinë tonë” me regji të Dhimitër Anagnostit dhe të shkruar nga Kiço Blushi. Top Channel uroi Vitin e Ri me këngën e babait të Ben Blushit, por pa Ben Blushin dhe si çdo vit i gjithë stafi që nga teknikët, grimierët e deri tek personazhet e njohura të këtij ekrani kanë uruar festat.

Teksti i këngës është shkruar nga babai i Ben Blushit ish-drejtorit të Top Channel. Mësohet se kjo këngë është përzgjedhur nga vetë Ben Blushi përpara ikjes si dhurata e fundit që ai i ka bërë këtij televizioni.

Ben Blushi është tërhequr nga drejtimi i një prej televizioneve më të mëdhenj në Shqipëri, Top Channel. Dosja.al ka mësuar se Blushi, përmes një e-maili ka njoftuar stafin e Top Channel se katër vite pasi mori postin e drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel do të largohet. Tashmë drejtimin e Top Channel do ta marrin trashëgimtarët, Sara, Lori, Redia dhe Etan Hoxha.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ben blushi kenga e top channel ben blushi kenga e top channel

Sondazh

Poll