Aktualitet

E RËNDË/ Bie aksidentalisht nga pallati, ndërron jetë punonjësi 35-vjeçar në Tiranë

25 Dhjetor 2021, 10:34 Nga DOSJA
E RËNDË/ Bie aksidentalisht nga pallati, ndërron jetë

TIRANË– Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të sheshit ‘Shqiponja’ në Tiranë. Ka ndërruar jetë punonjësi 35-vjeçar me inicialet R.H, pasi është rrëzuar nga lartësia e pallatit ku ishte duke punuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI:

Më datë 25.12.2021, rreth orës 10:55, në afërsi te sheshi “Shqiponja”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi R. H., 35 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet tirane vdes punetori ne tirane tirane vdes punetori ne tirane

Sondazh

Poll