Aktualitet

Vodhi traktorin në Itali, arrestohet i riu nga Fieri, në pranga edhe 4 të tjerë

25 Dhjetor 2021, 10:31 Nga DOSJA
Vodhi traktorin në Itali, arrestohet i riu nga Fieri, në pranga edhe 4

FIER – Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për vepra të ndryshme penale. Këshut, në pranga ka rënë një 35-vjeçar i identifikuar me inicialet D.H., banues në fshatin Gramsh, Lushnje, i cili u arrestua pasi gjatë kontrollit të banesës së tij u gjet një traktor tip “Masssey Ferguson”, i cili dyshohet se është vjedhur në Itali dhe trafikuar në Shqipëri nga 32-vjeçari E. N. Ky i fundit është shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:

M., 27 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin e datës 29.07.2021 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.

Ç., 52 vjeç, banues në fshatin Lavdar, Ballsh, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendim e datës 09.07.2020 e ka dënuar këtë shtetas me tre muaj burg për veprën penale penale “Mosdhënie e mjeteve për jetesë”.

Ndërsa shtetasit A. K., 52 vjeç dhe N. M., 55 vjeç, banues në Fier u arrestuan në flagrancë pasi u kapën duke drejtuar automjetet e tyre përkatësisht tip “Seat” dhe “Audi” në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet fieraku policia fier arrestohet fieraku policia fier

Sondazh

Poll