Sport

Mikel Arteta: “Unë nuk e vendos autoritetin tim duke qenë diktator”…

24 Dhjetor 2021, 18:06 Nga DOSJA
Mikel Arteta: “Unë nuk e vendos autoritetin tim duke qenë

ANGLI – Ndërsa sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang u shkarkua nga detyrat e tij si kapiten javën e kaluar, pas një shkeljeje disiplinore, trajneri i tij Mikel Arteta shpjeguar mënyrën e tij të veprimit.

“Unë nuk e vendos autoritetin tim duke qenë diktator, apo i pamëshirshëm,- i tha ai shtypit britanik. – Unë kërkoj vetëm një gjë: respekt dhe përkushtim. Në këtë nivel, nëse ndokush nuk e kuptoj këtë, do të bëjë valixhet dhe do të shkojë diku tjetër, sepse ky është minimumi që unë mund të kërkoj.

Për të qenë i suksesshëm duhet të jesh i pasionuar pas diçkaje dhe, nëse dëshiron të përfaqësosh një klub të kësaj madhësie, ky është standardi minimal që duhet të sjellësh. Nuk do t’i kërkoj askujt që ta dërgojë topin në këndin e sipërm të portës sa herë që godet, por do t’i kërkoj të bëjnë gjërat e duhura, çdo ditë, për këtë klub.”

Arsenali, që aktualisht renditet e katërti, do të udhëtojë drejt Norwichit që mbyll tabelën, të dielën (16:00), në kuadër të javës së 19-të të Premier League dhe festës tradicionale ‘Boxing Day’.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “topçinjtë” e arsenalit arsenali drejtuesit e klubit londinez të arsenalit pierre emerick aubameyang sulmuesi i arsenalit trajneri i tij mikel arteta u shkarkua nga detyrat e tij si kapiten javën e kaluar “topçinjtë” e arsenalit arsenali drejtuesit e klubit londinez të arsenalit pierre emerick aubameyang sulmuesi i arsenalit trajneri i tij mikel arteta u shkarkua nga detyrat e tij si kapiten javën e kaluar

Sondazh

Poll