Bota

575 vjetori i Lidhjes së Lezhës/ Haradinaj këmbëngul: Taksa ndaj Serbisë nuk hiqet

1 Shkurt 2019, 19:17 Nga DOSJA
575 vjetori i Lidhjes së Lezhës/ Haradinaj këmbëngul: Taksa

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar edhe njëherë qëndrimin  e tij se taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet deri në momentin që Kosova do të njihet nga shteti fqinj. Këto deklarata Haradinaj i bëri në akademinë përkujtimore dedikuar 575 vjetorit të Lidhjes së Lezhës në Klinë. Kreu i qeverisë së Kosovës, foli dhe për marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-ve,  ku u shpreh se ata që po i përkthejnë vendimet e Qeverisë së Kosovës kundër Amerikës e kanë gabim.

Haradinaj theksoi se taksa nuk është vendosur kundër Amerikës, por kundër Rusisë, teksa shtoi  se Serbia dhe Rusia janë duke përdorur të gjitha kapacitetet për zhbërjen e shtetit të Kosovës.

“Pse duhet të ekzistoj taksa deri në njohje. Nuk është lehtë për mua të ha mallin e dikujt që mi ka vra anëtarët e familjes, e as për juve që keni të vrarë apo të zhdukur anëtarë. Në dialog kërkohej që të jepej tokë, si Republikën e Dodikut në Bosnjë, ajo është Rusi brenda nesh”, u shpreh Haradinaj.

Nga ana tjetër, kryeministri Haradinaj foli dhe për mundësinë e ndarjes së Kosovës, ku u shpreh tejet i bindur  se një gjë e tillë kurrë nuk do të ndodhë. Sipas tij  nuk të ketë shkëmbim territoresh dhe se Kosova nuk do të japë asnjë pjesë të territorit të saj.

“Po thuhet së duhet me dhanë diçka për njohje, ose territore, kjo nuk do të ndodhë asnjëherë, pasi shqiptarët boll kanë dhanë territore”, theksoi më tej Haradinaj.

 

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

rajoni rajoni heqja e takses kosove lidhja e lezhes ramush haradinaj serbi heqja e takses kosove lidhja e lezhes ramush haradinaj serbi

Sondazh

Poll