Politike

Rama për Berishën: Shoqërohet nga dikush për të shqyer një derë, kriminel me damkë

23 Dhjetor 2021, 12:10 Nga DOSJA
Rama për Berishën: Shoqërohet nga dikush për të shqyer

TIRANË– Kryeministri Edi Rama sulmoi nga konferenca për shtyp ish-kryeministrin Sali Berisha, duke thënë se ai shoqërohet me kriminelë. Rama ironizoi duke thënë se personi që e ka bërë një gjë të tillë nuk ka qenë i shoqëruar nga ai, e këtu përmend rastin kur Berisha hyri në selinë e PD me forcë, ku një mbështetës shqeu derën për të zhvilluar mbledhje.


‘Në këtë rast kushdoqoftë e ka kryer këtë krim, nuk ka qenë i shoqëruar nga unë. Sikundër një kriminel me damkë shoqërohet nga dikush për të shqyer një derë. Këtu është hapur një derë, po nga një individ. është si nata me ditën. Dua të them dhe një gjë tjetër se në rastin e parë e kam marrë me të qëshur se karta e ID janë krejtësisht pa asnjë revelancë me njerëzit e qytetarëve, se më marrin numrin e kartës nuk ka asnjë problem. S’bëjnë dot asgjë. Politik, jo politik, kjo nuk ka asnjë vlerë sepse qytetarët që janë të sëkëlldisur nga kjo duhet të dinë si mund t ketë ndodhur dhe pe nuk duhet të jenë të shqetësuar për sigurinë e të dhënave të tyre. Përdorimi politik i kësaj ngjarje është në sytë e të gjithëve. Tua bësh këtë njerëzve për të nxjerrë bravën nga çelësi apo për të futur çelësin në bravë dhe hedh gurin tënd që të mos merret njeri me bravën e çelësin, është një mundësi për t’i treguar njerëzve se deri ku mund të shkojnë bravaxhinjt e çelsaxhinjt”, tha Rama.

LAJMI KRYESOR:SKANDALI/Rama drejton gishtin te Berisha:Të hetohet, ka qëllim të nxisë destabilitet

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll