Politike

Drejtoresha e AKSHI: Sistemi nuk është i çertifikuar me ISO, do përdorim BlockChain

23 Dhjetor 2021, 12:05 Nga DOSJA
Drejtoresha e AKSHI: Sistemi nuk është i çertifikuar me ISO, do

TIRANË– Drejtoresha Linda Karçanaj deklaroi ditën e sotme se sistemi e-Albania është i sigrutë dhe mirëmbahet nga Microsoft. Duke folur për skandalin e rrjedhjes së pagave, Karçanaj tha se sistemi i tatimeve nuk është i certifikuar nga ISO por janë në proces së kryerjes së kësaj procedure.


‘E kam shumë të rëndësishme të sqaroj qytetarët se eA-Albania është një sistem i sigurt, të përdorin në mënyrë të sigurt sistemin. Platforma mirëmbahet nga Microsoft duke mundësuar një siguri të plotë të informacionit aty. Kryefjala jonë në të ardhmen është “BlockChain”, të cilin do ta përdorim për sistemin e pronave, duke i bërë ato të pandryshueshme edhe nga personat e kadastrës, por edhe nga sulme mbi sistemin. Kemi kaluar nga 6 regjistra që flisnin mbi njëri tjetrin në 30 të tilla. Për fat nga marrëveshja e tetorit do të përfitojmë të kemi një marrëveshje me “Johns Group International”, kam parë prezantimet e para të out-put-eve, kjo do të ndihmojë për certifikimin e të gjithave sistemeve me ISO. Desha të theksoj se AKSHI eka qendrën të verifikuar me ISO 701 për sigurinë e informacionit dhe ISO 901 për menaxhimin e informacionit. Sistyemi i tatimeve nuk është i certifikuar nga ISO por jemi në proces”, tha Karçanaj.

LAJMI KRYESOR: SKANDALI/Rama drejton gishtin te Berisha:Të hetohet, ka qëllim të nxisë destabilitet

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike linda karçanaj skandali me pagat e qytetareve linda karçanaj skandali me pagat e qytetareve

Sondazh

Poll