Aktualitet

Moti i keq lë pa fasule Shqipërinë, fermerët e Maliqit ankohen për prodhimin

23 Dhjetor 2021, 11:45 Nga DOSJA
Moti i keq lë pa fasule Shqipërinë, fermerët e Maliqit

MALIQ – Fshati Kreshpanj është një ndër prodhuesit kryesorë të fasules kokërrmadhe apo siç njihet ndryshe edhe fasulja pllaqi. Mirëpo, për shkak të ndryshimeve të motit, këtë vit pati më pak prodhim ndërsa fermerët e këtij fshati tregojnë se kjo fasule autoktone po rrezikon zhdukjen.

Prej dy vitesh, ata janë organizuar dhe po përpiqen ta ruajnë kultivimin e saj ndërsa  pavarësisht se tregu nuk mungon vështirësia mbetet te përmbushja e standardeve. Përmbajtja e lartë proteinike e ka bërë këtë fasule të kërkuar në tregun europian por për fermerët mbetet i nevojshëm investimi me qëllim seleksionimin dhe ambalazhimin

Fermerët shprehen për Top Channel se, janë në pritje të certifikimit të këtij produkti autokton dhe synojnë që ai të gjendet në tregjet rajonale dhe europiane pasi kjo fasule nuk mund të prodhohet në çdo vend për shkak të specifikave që kërkon.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll