Aktualitet

Dogjën flamujt serb në protestë! Lirohen dy personat, Vokshi: Arrestimi i paligjshëm

23 Dhjetor 2021, 10:15 Nga DOSJA
Dogjën flamujt serb në protestë! Lirohen dy personat, Vokshi:

TIRANË– Dy ditë pas arrestimit të Astrit Carës dhe Besnik Balanit, Gykata e Tiranës vendosi ti lërëtë lirë protestuesit të cilët dogjën flamujt e Serbisë. Detyrim paraqitje caktoi Gjykata, duke pranuuar kërkesën e akuzës për ti lënë të lirë protestuesit të cilët u arrestuan 1 ditë pas protestës së Berishës kundër ardhjes së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe nismës ‘Open Balkan’.

Të pranishëm në sallën e gjyqit ishin anëtarët e grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Albana Vokshi, Klevis Balliu dhe Çlirim Gjata. Pas daljes nga seanca, ata kërkuan nga drejtësia që të mos marrin urdhra politikë, e duke e quajtur ndalimin e protestuesve si të paligjshëm. Vokshi zbuloi se grupi i rithemelimit nuk do ti ndalojë protestat ndërsa Balliu bëri krahasimin me vendimet e marra në Serbi dhe sot në vendin tonë, për djegien respektive të flamujve të shteteve. Balliu tha se në Serbi nuk u arrestua e ndëshkua asnjë person pas djegies së flamurit të Shqipërisë, siç po ndodh në vendin tonë.

Avokati i të rinjve, Ledio Nuraj, pas mbarimit të seancës u shpreh se klientët e tij duhet të ndiqen pa masë gjatë hetimit, ndërsa bëri po ashtu krahasimin me atë që u vendos në Serbi.

“Në Serbi, një person dogji flamurin shqiptar dhe nuk u mor asnjë masë ndaj tij,” tha avokati.

Djegia e flamujve ndodhi gjatë protestës së thirrur nga Sali Berisha kundër vizitës së Presidentit serbe Aleksandar Vuçiç në Tiranë, më 20 dhjetor. Në orën 16:00 siç edhe kishte paralajmëruar, Berisha u nis nga selia e PD-së, e më pas marshoi drejt Kryeministrisë, përpara të cilës kishte ngritur dhe një podium ku do të mbante fjalën. Berisha ka paralajmëruar se protestat nuk do të ndalen këtu, duke i konsideruar uragan.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

VD-‘Lejeni ironinë’/ PËRPLASJA mes gazetares dhe Gjatës: Sot paskeni konferencë

Ndalimi i protestuesve, Vokshi: Arrestimi ishte i paligjshëm, përshëndesim vendimin

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet albana vokshi astrit cara besnik balani proteste kunder vucic ne tirane albana vokshi astrit cara besnik balani proteste kunder vucic ne tirane

Sondazh

Poll