Aktualitet

E gjitha ‘hermetike’! Rama 4 orë mbledhje me ministrat dhe Gjiknurin (Analiza)

23 Dhjetor 2021, 10:43 Nga DOSJA
E gjitha ‘hermetike’! Rama 4 orë mbledhje me ministrat dhe

TIRANË– Pas takimit prej 6 orësh dje me kabinetin qeveritar, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar për më shumë se 4 orë një mbledhje të dytë me socialistët. Në takimin e sotëm, i cili gjithashtu u zhvillua në ambientet e “Vila 30”, Rama ftoi ministrat që nuk morën pjesë në mbledhjen e djeshme dhe sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri.

Edhe pse pa praninë e mediave, është bërë me dije se në takim u diskutua lidhur me punën e bërë nga ministrat në këto 100 ditët e para të qeverisjes së mandatit të tretë. Gjithashtu u diskutua edhe lidhur me punën organizative të Partisë Socialiste, duke marrë parasysh faktin që presidenti Ilir Meta pritet që të dekretojë zgjedhje të pjesshme lokale për 6 Bashki të vendit. Ndërsa diskutime mësohet se ka pasur edhe për ndryshime në statutin e PS, por ende nuk ka asnjë detaj apo propozim konkret.

Në mbledhjen e djeshme, Rama u analizoi ministrave punët e bëra në 3-mujorin e parë të mandatit, ndërsa diskutimet kishin në fokus pandeminë e koronavirusit dhe procesin e rindërtimit. Ndërsa vetë deri më tani nuk ka bërë me dije asnjë detaj në asnjë prej platformave të tij, se çfarë ka diskutuar me socialistët e tjerë. 

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore edi rama rama takim me ministrat edi rama rama takim me ministrat

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Dhjetor 2021, 08:05

Lezha pa energji elektrike prej pasdites së djeshme

LEZHË – Një pjesë e qytetit të Lezhës është pa energji elektrike që prej pasdites së djeshme. Shkak për këtë është një defekt në telin e linjës 220 k...