Aktualitet

VD-Pediatrja Kule: Vijohet me vaksinimin e moshave mbi 12 vjeç

23 Dhjetor 2021, 09:58 Nga DOSJA
VD-Pediatrja Kule: Vijohet me vaksinimin e moshave mbi 12 vjeç

TIRANË– Pediatrja Gjerogjina Kule, u shpreh gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve se numri i infektimeve te fëmijët është ulur, ndërsa shtoi se kurba e të shtruarve mbetet e sheshtë dhe numri i fataliteteve në zero. Kule tha po ashtu se po vijohet me vaksinimin fëmijëve mbi 12 vjeç, e aktualisht, janë duke u vaksinuar të sëmurët kronikë.


Para 2 muajsh kemi vënë re një rritje të numrit të infektimeve të moshave fëmijërore, veçanërisht mbi moshat mbi 5 vjeç, por fatmirësisht ky numër i infektimeve nuk është rritur me raste të hospitalizimeve dhe rasteve të rënda. Pra kurba e hospitalizimeve mbetet e sheshtë dhe rastet e rënda janë në numër të vogël. Për vaksinimin e moshave mbi 12 vjeç ne po bëjmë konsultime dhe janë vaksinuar fëmijët me sëmundje kronike autoimune, si sëmundjet metablike etj. Ky numër është i kufizuar dhe nuk reflektohet në numrin e përgjithshëm të vaksinimit, por po funksionon e po kryhet”, tha Kule.

LAJMI KRYESOR: 2 raste Omicron në Shqipëri! Komiteti i Ekspertëve: Më 31 dhjetor, s’ka orë policore

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet komiteti teknik i eksperteve 23 dhjetor 2021 komiteti teknik i eksperteve 23 dhjetor 2021

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Dhjetor 2021, 08:05

Lezha pa energji elektrike prej pasdites së djeshme

LEZHË – Një pjesë e qytetit të Lezhës është pa energji elektrike që prej pasdites së djeshme. Shkak për këtë është një defekt në telin e linjës 220 k...