Aktualitet

Pas 10 vitesh,vjen nga Italia!Arapi përballet me “vrasësit” e djalit & bashkëshortit

23 Dhjetor 2021, 11:33 Nga DOSJA
Pas 10 vitesh,vjen nga Italia!Arapi përballet me

TIRANË– Behije Arapi, ka udhëtuar nga Italia në Shqipëri për t’u përballur për herë të parë pas gati një dekade me vrasësit e djalit dhe bashkëshortit të saj. E moshuara ka dëshmuar në ambientet e Gjykatës së Posaçme, ku edhe u ballafaqua me të pandehurit: Ardjan Çapja, Ervis Bardhi, Klajdi Dokoli dhe Etien Canin, që Prokuroria e Posaçme i akuzon për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në vitin 2012.

Arapi tregoi se djali i saj Gentiani, qëndronte gjithmonë brenda pasi ndaj tij kishte masë sigurie “arrest shtëpie”, pasi që prej 2005 akuzohej nga prokuroria e Elbasanit si pjesëmarës në vrasjen e Sokol Çapjas. Sipas gazetarit Elton Qyno, e moshuara nuk ka nguruar që të tregojë se kishin marrë edhe kërcënime. Por mëngjesin e vrasjes së dyfishtë nuk kishte pikasur asgjë të dyshimtë.

“Kam dalë atë ditë në mëngjes me qëllim për të bërë pazarin. Në banesë kam lënë burrin Nezirin dhe djalin tim, Gentian Beqirin. Kur kam dalë, dera e shtëpisë ka qenë e mbyllur nga brenda me shul nga burri im Neziri dhe për këtë jam shumë e sigurtë. Kjo gjë bëhej me qëllim që të ruhej Gentiani nga hasmëritë, pasi ne kishim konflikt të hapur vetëm me familjarë të fisit Çapja dhe mund të na vrisnin”.

Ajo këmbëngul se pas daljes së saj, bashkëshorti kishte mbyrllur derën, duke theksuar se nuk u hapej kurrë personave të panjohur.

“Ne përpara se të hapnin derën bënin konstatimin dhe pasi bindeshim që personi ishte i njohuri ynë, atëherë bënin hapjen e derës”-ka treguar nëna e Gentian Beqirit, duke shtuar se i biri vizitohej shpesh nga Etjen Cani dhe Lorenc Skilja, të dy banorë të lagjes “Çlirimi” në Elbasan. Por flet edhe për një person që njihej nga djali i saj, Gentiani. Pra të tre këta persona kishin liri-dalje të plotë në shtëpinë e tyre, pa ngritur asnjë dyshim.

Por ishin pikërisht ata, së bashku me Olsi Lekun, që dyshohet se vranë babë e bir. Ndërkohë që seanca në gjyq vazhdon, SPAK vijon të jetë në pritje të ekstradimit nga Athina të pandehurit Olsi Leku, pasi u kap në tentativë për të kaluar kufirin në Greqi, ndërsa jashtë vendit, në Dubai ndodhet edhe i pandehuri tjetër, Florenc Çapja.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet behije arapi elbasan gentian beqiri vrasja e gentian beqirit vrasja e nezar dhe gentian beqirit behije arapi elbasan gentian beqiri vrasja e gentian beqirit vrasja e nezar dhe gentian beqirit

Sondazh

Poll