Aktualitet

Përmbyset makina në Greqi, ndërron jetë i riu nga Lezha (EMRI + FOTO)

23 Dhjetor 2021, 07:58 Nga DOSJA
Përmbyset makina në Greqi, ndërron jetë i riu nga Lezha

GREQIEnkeled Biba, 29 vjeç nga Lezha ka ndërruar jetën në një aksident që ka ndodhur në Kretë në orët e para të ditës së sotme. Ngjarja ndodhi në aksin Sisiou – Agiou Nikolaou, në kryqezimin e Milatou në Kretë, 30 minuta pas mesnate. Shpejtësia e madhe është bërë shkak që makina të humbë kontrollin duke u përmbysur dhe për pasojë 29-vjeçari ka ndërruar jetë në vend nga plagët që ka marrë.

U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për nxjerrjen e trupit të viktimës. Sipas burimeve vitet e fundit Enkeled Biba jetonte dhe punonte në Kretë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku sipas të dhënave paraprake shkak për aksidentin është bërë shpejtësia.

Zhvilimi: 

Vdiq në lule të rinisë! Iu aksidentua i biri në Greqi,babai i 29-vjeçarit: Para kohe

(a.b/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet enkeled biba greqi vdes shqiptari ne greqi enkeled biba greqi vdes shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Dhjetor 2021, 08:05

Lezha pa energji elektrike prej pasdites së djeshme

LEZHË – Një pjesë e qytetit të Lezhës është pa energji elektrike që prej pasdites së djeshme. Shkak për këtë është një defekt në telin e linjës 220 k...