Aktualitet

Plotësimi i Kushtetueses/S’ka kandidatë mjaftueshëm për të zëvendësuar Vitore Tushën

23 Dhjetor 2021, 11:05 Nga DOSJA
Plotësimi i Kushtetueses/S’ka kandidatë mjaftueshëm

TIRANË– Vitore Tusha, edhe pse i ka mbaruar mandati, sërish nuk do të largohet nga posti i saj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është vendosur pezullimi i vijimit të procedurave për plotësimin e vendit të lënë vakant, pasi Zhaklina Peto është tërhequr nga gara. Si pasojë e tërheqjes së saj, numri i kandidaturave për vendin e lënë bosh ka rënë nën tre. Ndërsa shorti për zëvendësimin e vakancës së ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Fatmir Hoxha ende vijon. Me këtë “çështje”, KED vijon punën me pikëzimin dhe renditjen e kandidaturave.

Ndërkohë që Gjykata e Lartë ka rinisur procedurat për plotësimin e 3 vakancave që kanë mbetur në Gjykatën Kushtetuese, anëtarë që duhet të zgjidhen nga radhët e gjyqësorit nga vetë ky institucion. Deri më tani duhet të zëvendësohet vendi i gjyqtares Vitore Tushës, të cilës i mbaroi mandatin 9-vjeçar. Përveç saj, duhet gjetur edhe pasuesi i vendit të Fatmir Hoxhës dhe Gani Dizdarit, të cilët u shkarkuan respektivisht në vitin 2018 dhe 2019.

Aktualisht Gjykata e Lartë ka 7 anëtarë, të ndarë në 3 Kolegje. Konkretisht në Kolegji Penal janë gjyqtarët Ilir Panda, Sandër Simoni, Albana Boksi, Klodian Kurushi, Sokol Binaj; në atë Civil është vetëm Ervin Pupe; ndërsa në Kolegjin Administrativ qëndron i vetëm Sokol Sadushi. Por sërish nuk plotësohet kuorumi për të zhvilluar një mbledhje të vlefshme për zgjedhur anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, pasi duhet të ketë 17 anëtarë dhe në ditën e vendosur që të caktuar anëtarët e Kushtetuteses, nga Gjykata e Lartë duhet të marrin pjesë 3/4 e magjistratëve.

NJOFTIMI I PLOTË:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 22.12.2021, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, me këtë rend dite: 1. Vijimi i shqyrtimit të kandidaturës së Znj. Zhaklina Peto. Zhvillimi i një seance dëgjimore me kandidaten, në fazën e vlerësimit të kritereve ligjore. 2. Mbi mundësinë e organizimit të shortit për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë në datë 15.11.2021, dhe listës së kandidatëve të publikuar në faqen zyrtare të organit të emërtesës. 3. Të tjera.

Konform rendit të përcaktuar të ditës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi zhvilloi seancën dëgjimore me kandidaten, pyetje dhe sqarime në lidhje me fazën e vlerësimit të kritereve ligjore. Në fazën e shqyrtimit të kandidaturës në fjalë, këshilli u njoh dhe mori në shqyrtim edhe një kërkesë të kandidates për t’u dorëhequr nga kandidimet respektive.

Në vijim të kësaj, KED vendosi përfundimin e procesit të vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatës Zhaklina Peto. Në këtë moment, duke qene se KED vendosi përfundimin e procesit të vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatës, për dy vendet vakante që i takojnë Z. Fatmir Hoxha dhe Znj. Vitore Tusha, këshilli konstatoi se numri i kandidaturave për vendin vakant të Znj. Vitore Tusha ka rënë nën tre. Nisur nga ky fakt, u vendos pezullimi i vijimit të procedurave për këtë vend vakant dhe njoftimi i organit të emërtesës, lidhur me situatën.

Në lidhje me hedhjen e shortit shortit për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë në datë 15.11.2021 dhe listës së kandidatëve të publikuar në faqen zyrtare të organit të emërtesës, KED vlerësoi që ky short të hidhet nga Këshilli i ri Emërimeve në Drejtësi, që nis punën e tij në datë 1 janar 2022. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të vijojë punën me pikëzimin dhe renditjen e kandidaturave të cilët kane kandiduar për vendin vakant të Z. Fatmir Hoxha.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata kushtetuese vitore tusha gjykata kushtetuese vitore tusha

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Dhjetor 2021, 08:05

Lezha pa energji elektrike prej pasdites së djeshme

LEZHË – Një pjesë e qytetit të Lezhës është pa energji elektrike që prej pasdites së djeshme. Shkak për këtë është një defekt në telin e linjës 220 k...