Aktualitet

Pjesë e një grupi ‘skifterash’/ SPAK kërkon 11 vite e 4 muaj burg për Bardh Hotin

23 Dhjetor 2021, 10:36 Nga DOSJA
Pjesë e një grupi ‘skifterash’/ SPAK kërkon 11 vite e

TIRANË– Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kërkuar 11 vite e 4 muaj burg për Bardh Hotin, i njohur gjithashtu me emrat Fatbardh Hoti dhe Fatbardh Daci, pasi akuzohet për vjedhje. Hoti, i cili akuzohet se ka vjedhur 150 mijë euro (70,000 € cash dhe sende me vlerë) në Francë. Ai u prangos gjatë operacionit ‘Aquila 2019’ në maj të vitit 2019, si pjesë një grupi ‘skifterësh’ që vodhën forcërisht më shumë se 60 banesa në Francë.

Për më shumë se 3 muaj gjatë vitit 2018, Hoti bashkë me shokët e tij ishin kthyer në tmerrin e banorëve të Nancy në Francë, duke grabitur sende që mendohet se kapin vlerën e 300 mijë eurove, ndërkohë që akuzohen për kryerjen e veprave penale të “vjedhjes”, “pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “grupi i strukturuar kriminal. 

Përveç Hotit, në prangat e Policisë ranë 4 shqiptarët: Bardh Hoti, Besnik Fufi, Aleks Marku dhe Alfons Përkola, të cilët u zbuluan nga një parfum i shtrenjtë dhe i personalizuar që kishin përdorur. Ishte familje me origjinë nga Kosova, ajo që shërbente si pikë mbështetëse për keqbërësit duke kthyer edhe një “pikë” për zbërthimin e grupit kriminal.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 'aquila 2019' bardh hoti 'aquila 2019' bardh hoti

Sondazh

Poll