Aktualitet

‘Mos të dalë Veliaj tu llomotit në televizor’/Banorët e ‘5 Majit’ sërish në protestë

23 Dhjetor 2021, 10:45 Nga DOSJA
‘Mos të dalë Veliaj tu llomotit në

TIRANË – Vijojnë protestat e banorëve të lagjes ‘5 Maji’ në kryeqytet, kundër prishjes së banesave të tyre. Edhe në këto ditë të fundit të vitit, ata sërish kanë dalë në rrugë për të drejtat e tyre, ndërsa kërkojnë reagimin e instancave përkatëse për situatën ku ndodhen.

Të ndodhur në ankthin se shtëpitë e tyre mund të shemben nga moment në moment, ata i bëjnë thirrje kryebashkiakut Veliaj të sjellë përfaqësues për transparencë pasi nuk kanë besim te bonusi i qerasë.

“Banor: Jemi të sëmurë nga pushteti dhe pa u shëruar nuk festojmë dot. Është shumë e vështirë në këtë situatë, nuk ha dot kur je sëmurë. Ne presim që pushteti të reagojë. Kush u ka thënë mos investoni e mos e bëni mirë, por jo në pronë time. Asnjë nuk është në listë që të rehatohet me datë 25, shumica janë pensionistë dhe për këtë e kanë fajin të gjitha pushtetet. Këto projekte për pallate janë përralla, më kujtojnë ato të kohës Enverit.

Banor: Me datë 25 hidhet një shorte thanë, unë aty skam emër, kam 3 muaj rrugëve. As festa as asgjë, jemi rrugëve. Ka 3 muaj që dalim cdo ditë, ai nuk vjen të bëjë transparencë me banorët. Kemi mbetur me ankthin e fadromave se kur do vijnë. Prit gomar të dalë bar, këtu s’del bar vetëm pallate, më mirë të kishte rënë një tërmet e ta kishte bërë fiks.

Banor: Mos të dalë ai Veliaj tu llomotit në televizor, pse nuk vjen këtu? 8 muaj të Kombinatit pa marrë bonusin e qerasë, ca besimi të kemi te këta? Janë prish 12 shtëpi këtu.”, janë shprehur banorët në prononcimet e tyre për Fax News.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet protestojne banoret e 5 majit protestojne banoret e 5 majit

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Dhjetor 2021, 08:05

Lezha pa energji elektrike prej pasdites së djeshme

LEZHË – Një pjesë e qytetit të Lezhës është pa energji elektrike që prej pasdites së djeshme. Shkak për këtë është një defekt në telin e linjës 220 k...