Aktualitet

VD-Komiteti i Ekspertëve: Me 31 dhjetor NUK do ketë orë policore

23 Dhjetor 2021, 09:32 Nga DOSJA
VD-Komiteti i Ekspertëve: Me 31 dhjetor NUK do ketë orë policore

TIRANË– Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha gjatë mbledhjes së Komitetit të Ekspertëve se vetëm me datën 31 dhjetor nuk do të ketë orë policore. Ora policore do të vijojë të jetë 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit, me përjashtim me natën e ndërrimit të viteve.


“Niveli i masave që janë në fuqi është i përshtatshëm për të përballuar situatën. Mbeten në fuqi masat që janë. Por përhapja e Omicron në botë, bën të domosdoshëm respektimin e përgjegjshëm të masave. Të gjithë studiuesit po bëjnë thirrje për përshpejtim të procesit të vaksinimit, sepse po bëhet e qartë se infektohen më tepër të pa vaksinuarit dhe humbjet e jetës janë te të pa vaksinuarit. Sidomos kjo bëhet e ndjeshme në kushtet e pranisë së variantit Omicron. Vaksinimi s’është zgjedhje personale, por përgjegjësi kolektive. Jemi në fundvit, vjet patëm raste të rritura për shkak të mosrepspektimit të masave. Të respektohen standardet këtë vit e të përdoret maska. Ora policore vijon të mbetet e njëjtë, përjashtim të natës së ndërrimit të viteve”, tha Rakacolli.

LAJMI KRYESOR: 2 raste Omicron në Shqipëri! Komiteti i Ekspertëve: Më 31 dhjetor, s’ka orë policore

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet komiteti teknik i eksperteve 23 dhjetor 2021 mira rakacolli komiteti teknik i eksperteve 23 dhjetor 2021 mira rakacolli

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Dhjetor 2021, 08:05

Lezha pa energji elektrike prej pasdites së djeshme

LEZHË – Një pjesë e qytetit të Lezhës është pa energji elektrike që prej pasdites së djeshme. Shkak për këtë është një defekt në telin e linjës 220 k...