Aktualitet

‘Shtëpi bari’ në Shkodër/ Kultivonin kanabis me llamba brenda magazinës, 6 në pranga

23 Dhjetor 2021, 10:04 Nga DOSJA
‘Shtëpi bari’ në Shkodër/ Kultivonin kanabis me

SHKODËR– Një tjetër “shtëpi bari” është kapur në Shqipëri, kësaj here në qytetin e Shkodrës. 6 persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin krijuar kushtet me llamba elektrike, ngrohës, dhe impiante kondicionerësh për të kultivuar bimët e kanabisit. Në pranga kanë përfunduar: Gjergj Vasija 33 vjeç, Kristjan Vasija 21 vjeç, Prendë Vasija 56 vjeç dhe Kristjan Nikolli 22 vjeç. Mes të arrestuarve janë edhe dy punonjës të OSHEE, Ardjan Kovaçi dhe Andi Kapcari të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, pasi nuk kanë konstatuar vjedhjen e energjisë elektrike. Gjatë aksionit të Policisë u sekuestruan 100 kilogramë kanabis, 1847 kubikë me lëndën narkotike, 0.5 litra vaj hashashi dhe një armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Magazinat e kthyera në ‘shtëpi bari’ ishin në pronësi të Gjergji Vasijas, i cili po ashtu kishte edhe një magazinë tjetër ku prodhoheshin vazo plastike për kultivimin e kanabisit, edhe ky një aktivitet i paregjistruar në organet tatimore.


NJOFTIMI I PLOTË:

Shkodër

Goditet një tjetër rast i kultivimit të kanabisit me anë të llambave. Finalizohet operacioni policor i koduar “Bushati”. Zbulohen dy magazina që ishin përshtatur për kultivim të kanabisit, me anë të ngrohjes me llamba. Njëkohësisht, zbulohet edhe një ambient tjetër që shërbente për prodhimin e vazove plastike, aktivitet i paregjistruar në organet tatimore.

Sekuestrohen 100 kilogramë kanabis, llamba elektrike, ngrohësa, impiante kondicionerësh për pastrim ajri, termometra për matjen e temperaturës, 81 stabilizatorë elektrik, 187 kova plastike me pjesë bimësh narkotike cannabis sativa.

Sekuestrohet edhe një armë zjarri pistoletë me dy karikatorë e fishekë luftarakë. Vihen në pranga 6 shtetas, 2 prej të cilëve janë punonjës të OSHEE-së. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative nga ana e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet e Paligjshme, se një shtetas, në fshatin Mnelë të Bushatit, kultivonte bimë narkotike me anë të llambave, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Bushati”.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet andi kapcari ardjan kovaçi gjergj vasija kristjan nikolli kristjan vasija operacioni bushati prendë vasija shkoder andi kapcari ardjan kovaçi gjergj vasija kristjan nikolli kristjan vasija operacioni bushati prendë vasija shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Dhjetor 2021, 08:05

Lezha pa energji elektrike prej pasdites së djeshme

LEZHË – Një pjesë e qytetit të Lezhës është pa energji elektrike që prej pasdites së djeshme. Shkak për këtë është një defekt në telin e linjës 220 k...